Friday, April 24, 2015

134 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli

Mic Sokoli

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe vdiq në vitin 1881, ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.
Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri.
Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajit, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Gucia, në Hot, Grudë, Tuz. Pastaj në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës, dhe së fundmi në atë të Slivoves nga ku dhe ra heroikisht.
Në betejën e Slivovës në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari.
Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake. Ky nip i Mic Sokolit, ra dëshmorë duke luftuar për Bashkim Kombëtar, dhe quhet Tahir Sinani.
Shumë ngjarje dhe luftëtarë të Epokës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetsuan përmes epikës historike, mirëpo vendin e parë e zë Mic Sokoli, prijësi i Krasniqes, biri i Sokol Ramës nga Malësia e Madhe. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë, dhe këngët për të jehuan nëpër vite duke mbërritur deri tek ne.

Lunacek: S’ka dëshmi për krime të UÇK-së si tërësi



Ekziston “dikush” i cili shumë qartë shfaq interesim për krimet kundër serbëve në Kosovë, deklaroi nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja në PE për Kosovën, Ulrike Lunacek për gazetën “Danas”, duke komentuar deklaratat e drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Lunacek para pak ditësh deklaroi se Serbia duhet ta shfuqizojë fletarrestimin për shefin e diplomacisë kosovare Hashim Thaçin, ndërsa Gjuriqi u përgjigj se “dikush do të duhej të interesohet për krimet kundër serbëve në Kosovë”.
“Siç e di zoti Gjuriq, një njësit special hetues në vitin 2014 gjeti dëshmi të fuqishme kundër disa zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por sigurisht që jo edhe kundër UÇK-së si tërësi”, tha Lunacek për gazetën beogradase, transmeton KP.
“Prandaj, unë dhe raporti im aktual i PE-së për Kosovën theksojmë se themelimi dhe funksionimi i gjykatës speciale për krime lufte duhet të jenë prioritet për Qeverinë e re të Kosovës”, ka thënë Lunacek.
Lidhur me deklaratën për Thaçin, ajo përkujtoi se në pres-konferencën të martën në Prishtinë ka thënë se “Beogradi, që të tregohet konsekuent, duhet të sillet njëjtë si me rastin e Tony Blairit, ish-kryeministrit britanik dhe këshilltarit aktual të kryeministrit Aleksandar Vuçiq”.

Ramush Haradinaj i qon letër Agim Çekut..

ramush haradinaj

Ramush Haradinaj i qon letër Agim Çekut, gjithë ata që kontribuan në luftë t’u njihet statusi i veteranit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në cilësinë e ish-Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia ka përcjellë dje kryetarit të Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, qëndrimin rreth përfshirjes dhe kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht vlerësimit të statusit të tyre, konkretisht në zonën e tij të përgjegjësisë, Zonën Operative të Dukagjinit UÇK-së.
Krahas Çekut, Haradinaj e ka informuar edhe presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Mustafa, duke ua bërë të ditur se gjatë organizimeve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër fshatra dhe regjione të ndryshme janë formuar shtabet lokale/komunale të UÇK-së dhe në këtë kuadër shumë njerëz janë angazhuar në ngritjen e tyre.
“Krahas organizimit dhe profilizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formimit të brigadave dhe njësive të tjera organizative, të njëjtit kanë vazhduar angazhimin e tyre në kuadër të UÇK-së. Ata, edhe nëse nuk janë përfshirë nëpër brigada dhe njësi të tjera organizative, kanë dhënë kontributin e tyre në shtabet lokale/komunale të UÇK-së dhe kanë qenë pjesë aktive e luftës sonë deri në çlirim.
Andaj, shërbimi i tyre nuk përfundon me krijimin e njësive të tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nisur nga kjo, propozoj që të gjithë atyre që ishin pjesë e këtyre shtabeve lokale/komunale të UÇK-së t’iu njihet ajo që iu takon, statusi i ushtarit/veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së”, thuhet në letrën e kryetarit Haradinaj.

NATO: Kosova ka pranuar, FSK në veri veç me lejen e KFOR-it

NATO: Kosova ka pranuar, FSK në veri veç me lejen e KFOR-it


Kosova është angazhuar vetë që trupat e FSK-ës nuk do të zbarkohen në veri të Kosovës, pa lejen parapake të NATO-s.

Kjo është një përgjigje zyrtare të NATO- i ka dhënë Radio Kosovës. E në anën tjetër kjo zyrë ka demantuar deklaratat e zyrtarëve serbe se ekziston një marrëveshje mes NATO-s dhe Serbisë, se trupat e FKS-ës, e në të ardhmen edhe Forcat e Armatosura, nuk kanë të drejtë të zbarkohen në komunat veriore.
Kufizimet e zbarkimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në komunat veriore duket se do të vazhdojë edhe pas krijimit në të ardhmen të Forcës së Armatosur të Kosovës.
Derisa vetë kryeministri vendit, Isa Mustafa pati deklaruar se Forca e Armatosur e Kosovës do të ketë qasje të limituar në veri, zyrtarë të NATO-s, nuk kanë dashur të komentojnë shumë rreth kësaj çështje.
Ata kanë vazhduar të komentojnë vetëm për kufizimet që i ka FSK-ë në drejtim të shkuarjes në veri të Kosovës.
“Në kontekstin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndihmuar nga BE-ja, në prill të 2013, Prishtina zyrtarisht ka pranuar që nuk do të zbarkojë trupat e FSK-ës në veri, pa lejen e KFOR-it”, ka theksuar Zyra për informim e NATO-s për Radio Kosovën.
Sipas tyre kjo marrëveshje është zbatuar disa herë, dhe për këtë trupat e FSK-ës, kanë zbarkua disa herë ë veri të Kosovës, por vetëm me leje të KFOR-it.
Deklaratat e zyrtarëve serbë, se Serbia ka marrë garanci nga NATO se, trupat e FSK-ës, nuk do të shkojnë në veri të Kosovës, është demantuar nga zyrtarë të NATO-s.
“Përderisa NATO dhe Serbia kanë bisedime të rregullta, për sigurinë rajonale, atëherë nuk ka asnjë marrëveshje mes NATO-s dhe Serbisë, lidhur me operacionet e FSK-ës, në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Në anën tjetër vetë komandanti Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka thënë FSK-ja nuk merr leje nga NATO për të shkuar në Veri.
Rama ka thënë se Ushtria e Kosovës do të veprojë aty ku kërkohet nevoja.
Analistët e sigurisë theksojnë po ashtu se nëse Forcat e Armatosura të Kosovës në të ardhmen nuk arrijnë të shkojnë në veri të vendit dhe nëse në ketë drejtim arrihet ndonjë marrëveshje e shkruar, kjo, sipas tyre, do nënkuptojë ndarje të Kosovës.

Thursday, April 23, 2015

GJENERALI FAMËMADH I UÇK-SË LAHI BRAHIMAJ NDERI I KOMBIT SHQIPTAR

26 prill 2015 ,17 vite nga dalja publike e UÇK-së ,në Zonen Operative të Pashtrikut.



Kjo ishte ngjarja që shtyri Ushtrin Çlirimtare të Kosovës ta krijoj shtabin e 3 dhe daljen publike në Zonen Operative të Pashtrikut në Drenoc të Rahovecit.
Naten e 26 prillit 1998 gjatë bartjes së armatimit pjestaret e UÇK-së,nga Zona e Drenices dhe e Pashtrikut,të nisur nga Likovci i Drenices dhe nga Drenoci oda e Avdi Gashit(i ndjeri) babë i dëshmorëve Bedrush e Feim Gashi.
Në mesnat bien në priten e forcave serbe, tek prroi i thatë në mes fshatrave Krushë e Vogel-Piranë.
Kamioni ishte prone e Osman Zyberit,llada e Ajet Makshanes kurse Bmw e Sami Lushtakut (i plagosur me rend në kete beteje).
Nga ana e UÇK-se nuk ka pasur të vrarë.
Nga ana e makineris serbe ka pas te vrarë pasi Sylejman Selimi ka sulmu edhe me mortaj ne drejtim te tyre,ku shihen edhe njollat e gjakut në video.
Me sa di pos Osman Zyberit ketu kan marrur pjes edhe Selajdin Mullabazi-Mici (dëshmor) Ilaz Kodra (dëshmor) Mensur Zyberaj (dëshmor),Hoxha nga fshati Jashanic,Sylejman Selimi dhe disa ushtarë të tjerë.
Kush din më konkretisht rreth kesaj ngjarje Historike të lavdishme mund të komentoj.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit !


https://www.facebook.com/325758207434369/videos/vb.325758207434369/1115046365172212/?type=2&theater

Ramiz Fetahu, djaloshi që po lufton për ta realizuar ëndërrën e tij prej modeli (FOTO)




Ai është i ri në moshë, por ëshë i pasionuar pas fotomodelizmit. Një ditë beson se kjo ëndërr do ti bëjë realitet, dhe që të gjithë të ndihen krenarë me të arriturat e tij.

E kush mund të jetë tjetër, përveç Ramiz Fetahut, i cili vjen nga qyteti i Ferizajit.
Ramizi tashmë është vetëm 18 vjeç, por rrugëtimi i tij në sa i përket fotografive ai ka filluar qysh herët.
E siç ka konfirmuar ai për iKOS-ks'n, është duke provuar që të bëhet pjesë e ndonjë shtëpie të modelizmit, me qëllim që të realizoj këtë ëndërr.

Ne si më poshtë ju sjellim disa fotografi të Ramizit..












[Premiere] Xhafer Ahmetaj - Nuk jam milioner





-Premiere- Kenga & Videoklipi me I ri "Nuk jam Milioner" 
Tex& muzika- Arsim Bunjaku
Orkestrimi- Ardian Kastrati

I njohur për interpretimet e tij të jashtëzakonshme, shumë dimensionale, plotë stil dhe reflektim elementesh të forta artistike, ai ka arritur të depërtoj mirëfilli në estradën shqiptare, duke sjell një stil unik dhe ndryshe nga të tjerët.
E kush mund të jetë tjetër, përveç Xhafer Ahmetaj, këngëtarit nga Korishi i Prizrenit, i cili me zërin e tij të ëmbël e melankolik, vazhdon ti bëfasoj të gjithë. Më shumë se kaq. Ai është një artist i lindur, gjithëpërfshirës, reflektues e mbi të gjitha origjinal.
Këngët e tij janë të shumta, plotë artë, vlera, ritëm, të thjeshta dhe lehtë të interpretuara. Me një fjalë, ai është një këngëtarë popullor, me aftësi të jashtëzakonshme për të interpretuar këngë të zhanreve të ndryshme.


Thaçi thotë se Serbia do të ketë pasoja për tërheqjen e ftesës

thaqii

Vendimi i Serbisë për të mos e aprovuar vizitën e tij në Beograd, është kundër marrëveshjeve që Serbia ka bërë me Kosovën, ka thënë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi për të përditshmen vjeneze Presse në Austri.
Këto vendime të Serbisë do të kenë pasoja për Serbinë, duke mos komentuar se çfarë pasojat mund të jenë, transmeton Indeksonline.
Por, ai poashtu bëri të ditur se nuk do të ketë kundër-masa ndaj shtetit serb nga ana e qeverisë së Kosovës.
Thaçi u shpreh i habitur me faktin se Serbia kundërshtoi vizitën e tij në Beograd, dhe tha se zyrtarë serb kanë vizituar Kosovën, dhe kurrë nuk ka ndodhur ndonjë incident dhe vizitat e tyre nuk janë ekzagjëruar deri në këtë masë.
“Ministra dhe zyrtarë të lartë serb kanë vizituar Kosovën, dhe vizita të tilla nuk janë lajme ekskluzive më”, ka thënë Thaçi.
Për sa i përket vendimit të drejtësisë serbe për fletëarrestin ndaj Hashim Thaçit, ai u përgjigj se ka qenë kohë tjetër dhe vendimet kanë qenë politike.
“Kur ai vendim është lëshuar, gjykatat kanë lëshuar më shumë vendime politike se sa vendime gjyqësore”, ka thënë Thaçi.