Thursday, September 22, 2016

Kur duhet ti mbajme ndezur Dritat e Gjata. Ja Denimi..!!

Neni 115
Përdorimi i dritave
1. Për ndriçim të rrugës, shoferi i automjetit përdor dritat e gjata.
2. Dritat e shkurtra përdoren në rastet vijuese:

2.1. gjatë përballëkalimit, kur mjeti tjetër vjen përballë dhe kur njëri nga shoferët e mjetit i ndal dritat e gjata dhe i ndez dritat e shkurtra;
2.2. kur ekziston mundësia që ta pengojë nga prapa shoferin e mjetit përpara;
2.3. në afërsi të mjetit që lëviz nëpër binarë, të mjetit që lundron ose të ngjashme;
2.4. gjatë kohës derisa kalon pranë kolonës të organizuar të këmbësorëve;
2.5. në pjesën e rrugës me ndriçim rrugor.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë (30) eurosh, shoferi i mjetit që i përdor dritat për ndriçim të rrugës në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

No comments:

Post a Comment