Thursday, September 22, 2016

A lejohen Dritat e Mjegulles Dhe Kur Perdoren Ato ??!! Ja Denimi...!


Neni 117
Dritat gjatë drejtimit nëpër mjegull
1. Kur ka mjegull shoferi i automjetit duhet t’i ketë të ndezura në mjet dritat e shkurtra ose ato për mjegull, ose të dy llojet e dritave në të njëjtën kohë.
2. Dritat për mjegull lejohet të përdoren vetëm kur ka mjegull ose në rast të dukshmërisë së vështirësuar.
3. Dritat për mjegull të cilat gjinden në pjesën e përparme mund të jenë të bardha ose të verdha, ndërsa në pjesën e pasme me ngjyrë të kuqe.
4. Shoferi i automjetit mund t’i përdorë dritat e mjegullës kur dukshmëria është më e vogël se pesëdhjetë (50) metra. Kur dukshmëria të përmirësohet, shoferi i mjetit duhet t’i ndalë këto drita menjëherë.4

5. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i mjetit i cili i përdor dritat për mjegull në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

No comments:

Post a Comment