Neni 105
Tërhiqja e mjetit të prishur ose në defekt
1. Shoferi i mjetit mund ta tërheqë mjetin tjetër, përveç mjeteve të bashkëngjitura, vetëm nëse mjeti tjetër nuk mund të lëvizë vetë për shkak të prishjes apo në mungesë të ndonjë pjese.
2. Mjeti në defekt mund të tërhiqet me litar apo me pajisje të ngurtë, duke u mbështetur ose duke u varur në mjetin tërheqës.
3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
No comments:
Post a Comment