Neni 123
Makinat e punës dhe traktorët
1. Në trafikun rrugor makina e punës dhe traktori lejohet të tërheqin edhe mjete dhe vegla të bashkëngjitura të cilat shërbejnë për qëllimin e tyre.2. Ndalohet qarkullimi në trafikun rrugor për kategori të caktuara të makinave të punës, si: ngarkuesit, ngarkuesit me pirun, buldozerët e bagerët me rrota e zinxhirë, traktorët me zinxhirë, cilindrat e të ngjashme, përveç në rrugën ose në pjesën e rrugës ku zhvillohen punimet ose, në raste të veçanta, me leje të lëshuar nga organi kompetent.
3. Ministria me akt nënligjor përcakton rregulla për ndalimin dhe kufizimin e qarkullimit të makinave të punës dhe çështje të tjera lidhur me to.
4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
5. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro, edhe personi juridik ose institucioni në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 4. të këtij neni.
No comments:
Post a Comment