Thursday, September 22, 2016

Denimi per Dritat e Parkingut...!!

Neni 114
Dritat e parkimit
1. Mjetet te të cilat gjatësia nuk i kalon tetë (8) metra dhe gjerësia dy (2) metra dhe të cilat nuk kanë të bashkëngjitur mjet tjetër, kur është i ndalur ose i parkuar në rrugë brenda zonës së banuar, në vend të dritave siç parashihen në nenin 112 të këtij ligji duhet të ketë të ndezur një dritë e cila nga ana e përparme shihet si e bardhë dhe një dritë nga ana e pasme si e kuqe, d.m.th. duhet të ketë të ndezura dritat e parkimit dhe të aktivizuara në anën e kundërt nga skaji i rrugës në të cilën mjeti është i ndaluar ose i parkuar.

2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë (30) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

No comments:

Post a Comment