Thursday, September 22, 2016

Dritat e Pozicionit,...Denimi nga Shperfillja e tyre...? !!

Neni 118
Dritat e pozicionit
1. Gjatë gjithë kohës së lëvizjes, automjeti duhet t’i ketë të ndezura edhe dritat e pozicionit, përveç dritave të zakonshme për ndriçim të rrugës, respektivisht atyre të veçanta për mjegull.
2. Në rast se mjeti nuk ka drita të radhitura në nenin 112 të këtij ligji, në vend të tyre, shoferi i mjetit duhet t’i përdorë ato drita me të cilat është i pajisur mjeti.
3. Dispozitat nga neni 112 të këtij ligji nuk zbatohen gjatë ndaljes së mjetit e cila vjen për shkak të dispozitave të trafikut rrugor.
4. Nëse ndalja në kolonë zgjat më shumë se një (1) minutë, lejohet të ndalen dritat e shkurtra të mjetit nëse para dhe pas tij në të njëjtin shirit të trafikut janë të ndalura mjete të tjera.
5. Dritat e pozicionit në mjet mund të ndizen gjatë qëndrimit, gjatë ndaljes apo në parkim, me kusht që ato nuk i pengojnë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

6. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i mjetit i cili nuk i përdor dritat e pozicionit sipas dispozitave të këtij neni.

No comments:

Post a Comment