Thursday, September 22, 2016

Fëmijës më të ri se dymbëdhjetë (12) vjeç nuk i lejohet ta drejtojë biçikletën në rrugë publike. Ja Per Kend Vlen Denimi..!


Neni 125
Mosha e biçiklistit
1. Fëmijës më të ri se dymbëdhjetë (12) vjeç nuk i lejohet ta drejtojë biçikletën në rrugë publike.
2. Ndryshe nga dispozita e paragrafit 1. të këtij neni, në zonat e këmbësorëve, në zonën e trafikut të qetë, në zonën me kufizim të shpejtësisë në tridhjetë (30)km/h, në zonën e shkollës, në rrugët e pakategorizuara, biçikletën mund ta drejtojë edhe fëmija i cili i ka mbushur nëntë (9) vjet.
3. Në zonën e këmbësorëve dhe në zonën e trafikut të qetë biçikletën mund ta drejtojë fëmija më i ri se nëntë (9) vjeç nëse është nën mbikëqyrje të personit mbi gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.

4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, prindi ose kujdestari nëse biçiklisti vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Neni 127
Detyrimet e biçiklistit
1. Biçiklistit i lejohet shfrytëzimi i trotuarit ose shtegut për këmbësorë në raste të veçanta, kur personi kujdeset për fëmijën deri në moshën dhjetë (10) vjeçare që është duke drejtuar biçikletën.
2. Shoferi i biçikletës i cili e shfrytëzon trotuarin ose shtegun e këmbësorëve, duhet të drejtojë ngadalë, të ushtrojë kujdes të veçantë dhe t’u japë përparësi këmbësorëve.
3. Biçikleta duhet ta ketë të ndezur një dritë ngjyrë të bardhë në pjesën e përparme dhe një dritë ngjyrë të kuqe, katadiopter me materie retroreflektuese në pjesën e pasme gjatë drejtimit natën dhe gjatë drejtimit ditën kur dukshmëria është e vështirësuar.
4. Kur biçiklisti qarkullon në rrugë publike gjatë pashmërisë të zvogëluar, ai është i detyruar të ketë jelek reflektues, rroba reflektuese për biçiklistë apo ndonjë burim drite.
5. Biçiklisti më i ri se gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç duhet ta mbajë helmetën mbrojtëse gjatë drejtimit.

6. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i biçikletës i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

No comments:

Post a Comment