Thursday, September 22, 2016

Cilat Jane Rregullat e trafikut për biçiklistë...Ja Denimi!


Neni 124
Rregullat e trafikut për biçiklistë
1. Shoferi i biçikletës (në tekstin më tutje: biçiklisti), gjatë drejtimit duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë.
2. Biçiklisti, gjatë shfrytëzimit të shtegut të përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë, duhet të ketë kujdes të shtuar dhe t’u japë përparësi këmbësorëve.
3. Kur nuk ekziston shtegu apo shiriti për biçikleta ose shtegu i përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë, biçiklisti duhet ta shfrytëzojë bankinën dhe nëse kjo nuk është e mundshme, ta shfrytëzojë shiritin e djathtë, duke lëvizur sa ma afër skajit të djathtë në distancë deri në një (1) metër.

4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, biçiklisti i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

No comments:

Post a Comment