Thursday, September 22, 2016

Rastet kur mjeti nuk duhet t’i ketë të ndezura dritat.

Neni 113
Rastet kur mjeti nuk duhet t’i ketë të ndezura dritat

1. Ndryshe nga dispozitat e nenit 112 të këtij ligji, këto mjete nuk duhet t’i kenë të ndezura dritat:

1.1. mjeti i ndalur ose i parkuar në pjesën e ndriçuar të rrugës që shihet qartë nga një largësi e mjaftueshme;

1.2. mjeti i ndalur ose i parkuar në vende të caktuara në rrugë ose jashtë rrugës, ose në rrugë me intensitet të dobët të trafikut;

1.3. biçikleta, mopedi dhe motoçikleta pa rimorkio anësore e cila nuk ka bateri, kur janë të ndalura ose të parkuara brenda zonës së banuar, pranë skajit të djathtë të rrugës qarkulluese.

No comments:

Post a Comment