Thursday, September 22, 2016
Masa E Denimit Pa Helmete...1
Neni 129
Përdorimi i helmetës
1. Shoferi i cili drejton moped, motoçikletë, triçikletë a katërçikletë pa kabinë mbrojtëse, si dhe personat të cilët barten në këto mjete, duhet të mbajnë helmeta mbrojtëse përkatëse, të rregullta, dhe gjatë qarkullimit në rrugë t’i përdorin ato sipas udhëzimeve të prodhuesit të helmetës.
2. Shoferit të mjeteve nga paragrafi 1. të këtij neni nuk i lejohet të transportojë persona të cilët janë nën ndikim të alkoolit, të drogës ose të barnave që ndikojnë në aftësitë psikofizike, ose persona të cilët për ndonjë arsye tjetër nuk janë në gjendje t’i kontrollojë veprimet e veta.
3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi dhe personat të cilët barten në këto mjete nëse gjatë qarkullimit në rrugë nuk e bartin helmetën mbrojtëse ose nuk e përdorin atë sipas udhëzimeve të prodhuesit të helmetës mbrojtëse.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Neni 118 Dritat e pozicionit 1. Gjatë gjithë kohës së lëvizjes, automjeti duhet t’i ketë të ndezura edhe dritat e pozicionit, përveç dr...
-
57 3. Ndalohet tërheqja e mjetit në autoudhë, me përjashtim të tërheqjes kur prishja ka ndodhur gjatë drejtimit nëpër autoudhë deri në da...
-
Neni 117 Dritat gjatë drejtimit nëpër mjegull 1. Kur ka mjegull shoferi i automjetit duhet t’i ketë të ndezura në mjet dritat e shkurtr...
No comments:
Post a Comment