Thursday, September 22, 2016

Sa Duhet Te Jete Distanca Ndermjet Mjeteve...? Ja Denimi...?!



Neni 120
Distanca në mes të mjeteve

1. Shoferi i mjetit është i detyruar ta mbajë distancën e sigurisë kur lëviz pas mjetit tjetër, duke e pasur parasysh shpejtësinë e lëvizjes, gjendjen, llojin dhe fushëpamjen e rrugës, dukshmërinë, kushtet atmosferike, gjendjen e ngarkesës, gjendjen e vet psikofizike, gjendjen e sistemit frenues etj., në mënyrë që të mos e rrezikojë sigurinë e trafikut, ashtu që në rast se mjeti para tij frenon apo ndalet, shoferi të mund ta ndalë mjetin në mënyrë të sigurt.

2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili nuk e mban distancën e sigurisë ndaj mjetit sipas dispozitave të këtij neni, nëse kjo dëshmohet nga organi kompetent.

No comments:

Post a Comment