Thursday, September 22, 2016

Distanca e sigurisë të mjeteve të rënda. Denimi i madh per to...



Neni 121
Distanca e sigurisë të mjeteve të rënda
1. Kur në rrugën publike jashtë zonës urbane me vetëm një shirit të trafikut që shërben për qarkullim të mjeteve në një drejtim, lëvizin njëra pas tjetrës automjete me masën maksimale të lejuar mbi tremijë e pesqind (3500) kilogramë ose me gjatësi më të madhe se shtatë (7) metra, shoferët e mjeteve janë të detyruar të mbajnë largësi prej së paku njëqind (100) metrash ndërmjet këtyre mjeteve.
2. Kur në rrugë publike jashtë zonës urbane lëvizin në varg dy ose më tepër mjete që bartin materie të rrezikshme, distanca ndërmjet këtyre mjete duhet të jetë së paku dyqind (200) metra.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro, shoferi i mjetit i cili nuk e mban distancën e sigurisë sipas dispozitave të këtij nenit.

No comments:

Post a Comment