Monday, July 27, 2015

Haradinaj; Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze..


Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze, temë mbarë-shtetërore dhe duhet të trajtohet profesionalisht dhe në bazë të fakteve.

Sot, në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme në këtë temë shtëtërore, prita një ekip profesorësh me eksperiencë shumë-dekadëshe në këtë fushë studimi.

Kosova ka të drejtë plotësisht në argumentet shkencore për vijën kufitare të vitit 1974.

Kjo është harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave të atëhershme të ish-Jugosllavisë), në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974.
Kjo është situata reale e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Për këtë temë, që është e rëndësisë nacionale, do të diskutojmë këtë të mërkure me disa nga ekspertet më të njohur të fushës, njohës të rrethanave në terren, anëtar të komisionit të demarkacionit dhe deputet të Kuvendit të Kosovës.

RH


Saturday, July 25, 2015

Koncert për mërgimtar ..


(Ratkoc e hënë, me 03 gusht. Ora 20:00)

Është viti i pestë me radh që qendra rinore "Buzdrini", për nder të Mërgimtarëve organizon koncert.
Edhe këtë vit, nën patronatin e kryetarit të komunës z. Idriz Vehapi, qendra rinore "Buzdrini", organizon koncert për Mërgimtarë.
Koncerti do të mbahet të hënën me 03 gusht 2015. Me Binë dhe Zërim profesional.
Vendi: në qendër të fshatit Ratkoc.
Koha: 20:00
Grupet dhe këngëtarët të cilët deri me tani e kanë konfirmuar pjesmarrjën janë: Selvije Vehapi, (nga Suedia), Linda Morina, Veli Muqaj, Ram Kukaj, Almir Morina, Valmir Elshani, Amrush Thaqi, Ilir B. Sylejmani, Hysni Kelmendi, Erlinda Balaj, Murat Berisha etj.

17 vite nga Epopeja e Rahovecit, Korrik 1998 ..


17 vite nga Epopeja e Rahovecit, Korrik 1998
Rënia e Gëzim Mullabazit e lëndoi rëndë Selajdin Mullabazin-Micin dhe batalionin e Rahovecit ,por nuk e theu këtë batalion.Trupin e pajet të Gëzimit e morren Toni e Mici dhe së bashku me Musë Jasharin dhe luftetaret e Malisheves organizuan varrimin me solemnitete te larta ushtarake në qytetin e "zones se lirë" 
Nga shkrimi për Dëshmorin Gëzim Mullabazi në gazeten Fokusi.
(Prof.Dr.Sabahajdin Cena)

Ardian Gjini flet për zbulimin e NASA-s ...


Kepler 452B! Hmmm interesant.


Po degjoj se ka vullnetarë për të shkuar. Qe do info që iu kishin desht për rruge. 
NASA po thotë se është 1400 vjet drite larg Tokës. Kjo do të thotë se nëse një kushëri yni do të ishte nisur për atje në shekullin e shtatë, (mu para dyndjes së sllavëve në Ballkan) duke fluturuar me shpejtësi të dritës, sot do të ishte duke 'aterruar' (akepluar do të ishte saktë e thënë). Sipas teorisë së relativitetit, duke lëvizur me shpejtësi të dritës, ai nuk do të ishte plakur fare. 
Mjaft sfiduese