limaj2
15:22, 25 Tetor 2015

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limja, ka thënë që ekzistojnë vetëm dy opsione për daljen nga kriza, njofton Klan Kosova.

Sipas Limajt ose duhet të mbahet referendumi ose duhet të shkohet në zgjedhje të përgjithshme.

Të dy këto zgjidhje i pari i Nismës i sheh si të vlefshme nëse Isa Mustafa vazhdon ta refuzojë kërkesën e Opozitës së bashkuar për tërheqjen e marrëveshjeve të lidhura mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.