Rreth 74 për qind e maturantëve nga të gjitha komunat e Kosovës e kanë kaluar Testin e Maturës, ka bërë të ditur sot Komisioni Shtetëror i Maturës, transmeton koha.net.
Në një konferencë për media, ky komision ka bërë të ditur se testi i maturës është anuluar në gjashtë qendra dhe do të përsëritet nesër.
Provimit të maturës i janë nënshtruar gjithsej 31 mijë e 482 maturantë, prej të cilëve kanë kaluar 23 mijë e 323 maturantë ose kandidatë ndërsa për afatin e gushtit mbeten 8 mijë e 159 kandidatë.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri, ka thënë se do të ketë përsëritje të testit në 6 qendra, nga një paralele.
“Në gjashtë qendra të testimit përsëritet testi nga një paralele, atë e kemi pjesë e parë në Prishtinë në dy qendra, një në mësimin në gjuhën turke dhe një në mësim në gjuhën shqipe, në Gjilan, pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë e kemi një paralele në Istog, një në Fushë-Kosovë dhe një në Gjakovë”, ka thënë Guri. Sipas tij, testi i maturës iu është anuluar 62 kandidatëve si rezultat i mospërfilljes së rregullave dhe përgjegjësisë, të cilat kanë qenë të obliguara sipas legjislacionit në fuqi.