Tuesday, December 20, 2016

Ja qfare tha Hashim Thaqi per vrasjen e Ambasadorit Rus...?





Presidenti Hashim Thaçi ka dënuar vrasjen e diplomatit rus në Ankara dhe sulmet e mbrëmshme në Berlin dhe Cyrih.

"Sulmet në kryeqendrat evropiane janë sulme kundër civilizimit dhe vlerave që me shumë sakrificë janë ndërtuar. Është detyrë e të gjithë neve që t’i mbrojmë këto vlera, duke lënë një trashëgimi për brezat e ardhshëm", shkruan Thaçi në Facebook. 
Tutje, Thaçi shkruar se "populli i Kosovës ndan dhimbjen me familjet, popujt dhe shtetet e Gjermanisë dhe Zvicrës për të vrarët dhe të plagosurit në sulmet në Berlin dhe në Cyrih". 
Njësoj i dënueshëm është edhe akti i vrasjes së diplomatit rus në Ankara, tha presidenti kosovar. 
"Diplomatët janë ura mes shteteve dhe kombeve, përmes punës së tyre për përmirësimin e komunikimit dhe mirëkuptimit mes popujve. Ata janë çelës i zgjidhjes së problemit e jo vetë problemi", shkruan ai. 
"Nuk mund të zmbrapsemi para dhunës, por duhet të qëndrojmë të fortë, të përgatitur dhe vigjilentë në angazhimin tonë për paqe dhe stabilitet", përfundon reagimi i Presidentit Thaçi në Facebook.


Keto jane pamjet e reja nga Vrasja e Ambasadorit Rus...Camera amatore !

Pa u mbushur as 24 orë nga vrasja e ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov, mediat palestineze kanë publikuar sot një video, që ka xhiruar atentatin nga një tjetër këndvështrim filmik.

Siç shihet edhe nga pamjet që ka siguruar “BalkanWeb”, atentatori i identifikuar si Mevlut Mert Altintas, ish-pjesëtar i policisë turke, dallohet qartësisht teksa qëndron i pashqetësuar nga forcat e sigurisë, pas shpatullave të ambasadorit rus brenda ambienteve të ekspozitës.

Video e re që tregon atentatin nga një tjetër këndvështrim


https://youtu.be/adLlDmmoMgY

LIVE: Dërgimi i trupit të ambasadorit rus në Rusi (Video)