Historia e Bashkime Sylejmanit nga fshati Bushat i Shkodrës ka filluar ne vitin 2005 kur familja e saj e ka shitur kundrejt një shume parash një burri që ka dyfishin e moshës së saj. Nga kjo e ashtuquajtur “martesë” ajo ka një djalë gjashtë vjeçar Albinin, i cili me vendim gjykate është nën kujdesin e saj. Ajo që duhej të ishte lumturia e saj, i është kthyer në një ferr të vërtetë
Ishte shitur nëntë vjet më parë nga familja e saj për një burrë që e dinte të ve, 40 vjet më të moshuar. Por sot ka mbetur në rrugë bashkë me djalin e saj gjashtë vjeçar si fruk i kësaj martese të sajuar.
“Familja jeme më 2005 më shiti për 6 mijë euro te ky burrë edhe erdha jetova këtu por dhuna u bë gjithnjë e më e madhe çdo ditë. Ai ka përdorë shumë dhunë të madhe ndaj meje tu më thanë: largohu prej kësaj shtëpie, lema djalin, ti s’ke kurgjo këtu”, tregon Bashkimja për RTV21.
Torturat që ka përjetuar thotë se janë të shumta.
Fillimet e një martese të tillë kanë qenë të bukura për bashkëshortin e saj Ahmetin, i cili nga viti 1989 deri më 2014 pranon se ka pasur katër gra, në mesin e tyre edhe Bashkimja.
Ai thotë se nuk e ka ndërmend të strehoj Bashkimen sepse ka shpenzuar shumë para për të dhe sepse ajo duhet të largohet dhe ta lërë të qetë.
U shit nga familja
No comments:
Post a Comment