Thursday, November 19, 2015

Meshkujt më tërheqës dhe më zemërthyer të estradës (Foto)

Meshkujt më tërheqës dhe më zemërthyer të estradës (Foto)

Flori, Stine, Getoar Selimi, Ledri Vula, Blero, Noizy, Blerim Destani janë disa nga meshkujt shqiptarë të cilët kalohen çdo ditë për historitë e tyre të dashurisë.

Janë të pashëm, janë të famshëm, e janë të kërkuar shumë. E çfarë don më shumë sot në tregun muzikor shqiptar që të piketohesh menjëherë nga ndonjë femër për ta pasur në krah, e njohur kjo apo edhe e panjohur.

E nëse flasim për vajzat e njohur të muzikës, si ndodh kudo në botë ju afrohen atyre dhe ju besojnë një bashkëpunimn, një këngë me ta për të pasur më shumë fansa rreth vetes, për të krijuar një hit, por më pas përfundojnë në krahët e tyre sepse lind flirti, lind ndjenja dhe dashuria që zgjat shpesh herë vetën sa një këngë sezonale. Ne do të kujtojmë në këtë hulumtim tonin disa nga meshkujt që provuan shpesh edhe epitetin “Donzhuan”, u kapën mat me disa nga femrat e njohura dhe i ndërruan ato pasi lidhja e tyre mbeti jo e qëndrueshme.

E nisim me kantautorin Flori Mumajesi, që ende e kemi të freskët atë puthjen gjatë festivalit kur këndonte hitin e bukur me një femër të bukur siç ishte këngëtarja Soni Malaj, në atë kohë ëndrra e çdo mashkulli shqiptar. Por Flori flitet se ka kohë që rrinë pranë vetëm me Elvana Gjatën, megjithëse ata kurrë nuk flasin për dashurinë e tyre. E kur jemi te artistët që punojnë dhe këndojnë balada dhe këngë të bukura, ai më melankoliku dhe që futet në këtë listë si “vrasës zemrash” është edhe Stine. Na duhet të numërojmë disa vajza pas tij nga Roza Lati e cila si duket e ka rifituar kohët e fundit, më pas Adelina Berisha, Ronela Hajati e shumë vajza të tjera të panjohuar për publikun. Por një tjetër emër shumë i njohur dhe i kërkuar nga gjinia femërore është edhe reperi Ledri Vulaj.
Flori - Elvana
Historia e tij e bujshme me këngëtaren Dafina Zeqiri, lidhja e shkurtër me modelen seksi Angela Martini, e deri te historia e freskët me vajzën e një avokati të njohur në Tiranë, e bëjnë atë një mashkull që ka vjedhur shumë zemra femrash seksi dhe të njohura.
ledri-dhe-dafina-t-euml-fuqish-euml-m-n-euml-ldquo-got-your-back-rdquo_hd.jpg
E te reperët për të numëruar shumë femra që ndoshta edhe i kemi harruar është edhe Getoar Selimi, ky është një “ujk i vjetër” kur bëhet fjalë për lidhje me femra modele të njohura e deri te flirtet e shumta me këngëtare.
geti luanaAtij iu vunë pas shumë femra, thashetheme apo të vërteta, nga Çiljeta, e deri te kjo e fundit e ekranit të madh në Tiranë, Marina Vjollca.

Por jo pak këtij termi si djalosh që rrëmben zemra me balada të tij por edhe me stilin e tij nuk është keq edhe këngëtari Blero. Pas një lidhje të gjatë të pagëzuar me martesë dhe më një fëmijë me aktoren e njohur kosovare Teuta Krasniqi, ai tashmë ka në krah një modele të bukur si Afrona Dika.
afronablero
Por edhe aktori Blerim Destani jo pak herë është lakuar për histori dashurie me femra të njohura mes tyre edhe Tuna Sejdiu. Apo pa harruar mikun e aktorit, reperin Noizy, që shpesh herë është në lajmet rozë për lidhjet e tij sidomos me këngëtare dhe modele. Këta janë vetëm disa nga meshkujt që nuk janë rehatuar shumë, por nga ana tjetër ju ka bërë mirë për të qenë në fokus të mediave, duke rritur kështu edhe kërkesat e tyre. /Ikos-ks/

1 comment:

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete