Monday, October 31, 2016

AAK e gatshme për zgjedhje/ Demarkacioni të pezullohet deri në krijimin e qeverisë së re



Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, duhet të pezullohet deri në ndryshimin e qeverisë. Kështu ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj për Gazetën Monitor.
 “Me e mira për këto procese e marrëveshje të dhimbshme do të ishte që të mbesin të pezulluara deri në ndryshimin e qeverisë, e kur do të jetë një qeveri me e guximshme dhe me e fortë atëherë të bëheshin ashtu si duhet”, ka thënë Brahimaj. Ai për Gazetën Monitor, ka thënë se marrëveshja e demarkaconit, është një tendencë për ta dëmtuar  integritetin territorial të Kosovës.
“Nëse kjo marrëveshje, ky version do të kalonte tutje, e do të bëhej valide, jo vetëm që Kosova humb territorin, por do të bëhej një shembull shumë i keq për proceset tjera të demarkacionit, me Serbinë. Sepse Serbia pastaj do të thoshte që edhe ne kemi hise brenda Kosovës deri në kilometra të tëra. Ne këtë nuk e pranojmë asnjëherë, sikur nuk e kemi pranuar deri tani. Qeveria e Kosovës, ka bërë shkelje të vendimeve të Kuvendit të Kosovës, sepse nuk ka ardhur të raportojë për marrëveshjen para se ajo të nënshkruhej e jo pasi është ndërmarrë një hapë i tillë”, ka shtuar ai.
Sipas Brahimajt,  kryeneqesia e kryeministrit Isa Mustafa për të kaluar me çdo kusht marrëveshjen në këtë version veç sa e tendosë situatën politike në vend.
“Ky kryeministër një përgjigje të madhe për këtë marrëveshje e ka marrë me 1 shtator në seancën e kuvendit. Opozita, në këtë rast po flas për Aleancën mund të jetë në një tavolinë dialogu me pushtetin , siç ka dëshmuar se është e gatshme në disa raste, vetëm nëse do të pranohet rishqyrtimi, e rishikimi i marrëveshjes së demarkacionit. Me e mira për këto procese e marrëveshje të dhimbshme do të ishte që të mbesin të pezulluara deri në ndryshimin e qeverisë, e kur do të jetë një qeveri me e guximshme dhe me e fortë atëherë të bëheshin ashtu si duhet”, është shprehur ai.
Brahimaj gjithashtu ka thënë se AAK është e gatshme për zgjedhje për të mirën e vendit.
“Ne si Aleancë jemi të gatshëm në çdo kohë që zgjedhjet të ndodhin, jo për të mirën tonë sa për të mirën e Kosovës”, ka theksuar ai për Gazetën Monitor.
Deputeti Brahimaj është shprehur  se Qeveria e Kosovës, gjegjësisht  koalicioni PDK-LDK-LS, nga fillimi nuk kanë sjellë shpresë për ndonjë ndryshim pozitiv për mirëqenien e qytetarëve.
“Fakti se në atë kohë u larguan mbi 100 mijë qytetarë, e tregon më së miri se si është filluar mandati qeverisës nga tri subjektet që i ceka me lartë. Për të vazhduar më tutje pastaj me zgjerimin e kapjes së shtetit nga LDK sepse PDK tashmë s’kishte ku shkonte tutje në këtë kuptim. Ky koalicion poashtu bëri marrëveshje të dëmshme e pati dështime të shumta në aspektin e jashtëm e atë të brendshëm. Asociacioni, një shtet brenda Kosovës, ishte tendeca për ta ndarë Kosovën, e papranueshme nga ana jonë dhe do të jetë e pafalshme prej qytetarëve për këtë qeveri. Marrëveshja për demarkacionin, tendenca për të falur tokë, na kanë marrë mjaftë ndër vite e dekada, kjo çka kemi arritur të shpëtojmë, për asnjë çmim nuk do të tolerojmë të na marrin edhe me tutje…për këtë kemi dëshmitarë e bashkë udhëtarë që ecëm bashkë në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Kosovës, qytetarët, të cilët shprehen kundërshtimin përmes peticionit mbi 200 mijë nënshkrimeve dhe protestave në disa raste me dhjetëra mijëra njerëz”, ka shtuar Brahimaj.
Ai gjithashtu i ka përmednur edhe dështimet në arritjen e njohjeve për vendin, në arritjen e objektivave për zhvillimin ekonomik, në anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare, siç rasti më UNESCO-n.
“Pastaj me e pafalshmja është mos vendosmëria e pafuqia e qeverisë për të krijuar Ushtrinë e Kosovës. Të gjitha këto, por edhe shumë të tjera që për shkak të hapësirës nuk po i përmend, na bëjnë me kuptu se Kosova sa ma parë që të shkojë në zgjedhje aq më mirë do të jetë për qytetarët e  vendit. Për një rifillim të drejtë e zhvillimor”, ka pohuar ai. 

Sunday, October 30, 2016

Çamëria shpallet e pavarur në Hagë, përkrahet në Kosovë. {Video}



Autori: Lajmi.netLajmePolitikë17:00, 30 October 201
6
Çamëria është shpallur e pavarur nga Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas në Hagë të Holandës. Këtë vendim e kanë përkrahur degët e shotatës “Çameria”, në Shqipëri dhe Kosovës.

Degët e Shqipërisë janë mbledhur në Vlorë, kurse degët e Kosovës, si dhe përfaqësuesit nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, janë mbledhur në fshatin Komoran të Drenasit. Derisa, në Holandë është shpallur vendimi për mvetësin e Çamërisë, si dhe krijimi i një qeverie në egzil, degët e shoqatës në Shqipëri dhe Kosovë, kanë përkrahur këtë vendim me ngritje dore.
Kurse, sekretari Mustaf Haziri, tha se çështja e Çamërisë ka qenë një plagë e rëndë për shqiptarët për më shumë se një shekull. Ai tha se gjenocidi që ka bërë shteti grek ndaj popullsisë çame duhet të ndiqet  edhe nga shteti i shqiptar.
“Jemi mbledhur sot për një çështje shumë të rëndësishëm e cila ka qenë plagë e rënd e historisë së popullit shqiptarë më shumë se një shekull. Shqiptarët po hyn në një fenomen të ri në Ballkan… Çështja çame është një çështje e mbarë kombëtare shqiptare, prandaj gjenocidi që shteti grek ka bërë ndaj popullsisë civile çame duhet të ndiqet edhe nga shteti shqiptar duke luajtur rolin e iniciuesit dhe të avokatit në Hagë, Bruksel, në Bashkimin Evropian, në .. Gjermani, si dhe në departamentin Amerikan“, tha Haziri.
Kurse, kryetari i degës së shoqatës “Çameria”, në Kosovë, Nexhmi Muçiqi, tha se shumica e shqiptarëve nuk lakmojnë në tendera e për karriga, pasi që qëllimi i tyre kryesor është bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare.
Ai kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që t’i mbështesin drejt rrugës për bashkim kombëtar, shkruan KosovaPress.
“Ne si shoqatë Çamëria në Kosovë dhe të gjithë ju përfaqësues jemi mbledhur për ta përkrahur këtë nismë dhe unë jam i bindur që kjo nisëm dhe kjo shpallje që po bëhet në Holandë është historike. Pra, pa humbur kohë ju lus dhe ju ftojë që me anë të aklamacionit të deklarohemi a jemi pro apo kundër. Urime, ta gëzojmë”, tha Muçiqi.
Ndryshe, sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.
“Në Hagë, të gjithë shqiptarët, Kuvendi gjithëpërfshirës, do ta formojmë Qeverinë e Çamërisë. Kjo Qeveri, do të përfaqësojë popullin çam, për të drejtat edhe në konventat ndërkombëtare. Çamëria, së shpejti do ta ketë shtetin e vet, institucionet e veta, do të ketë të gjitha organizatat ndërkombëtare që i takojnë një shteti. Është e pashmangshme, është e paevitueshme. D.m.th është një gjë që është e vendosur”, ka thënë ai



Z.Berisha: Organizata mafioze turko-kosovare e privatizimit te KEDS'it ..!!



Organizata mafioze turko-kosovare që e ka privatizu distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë “KEDS-i,, vazhdon pa u penguar vjedhjen e qytetarve të varfër dhe të dërmuar nga keq-qeverisja.
Kjo organizat kriminale dhe mafioze për llgari të bandës e cila qëndron mrapa këti privatizimi të dyshimt vazhdon t,i len pa energji elektrike cdo ditë rajone të tëra në Kosovë duke mashtruar se gjoja është duke intervenu në rregullimin dhe përmisimin e rrijetit e cila nuk qëndron sepse qytetarët por edhe informatat nga puntorët e ksaj ndërmarrje tregojn se shitet eneregjia që blihet shum lirë nga KEK e reduktimet shqetsuse i paraqesin se gjoja po bëjn investime në rrijet.
Çmimi i lartë i energjisë elektrike, tarifa dimrore e vjedhja përmes matësve të energjis KOHLER e bëjn të papërballushëm ,,zullumin,, që kjo organizaty mafioze ja bënë qytetarve të lodhur nga kriza politike dhe social-ekonomike.
Zafa

Saturday, October 29, 2016

Cameria e Shqiptareve neser shpallë Pavaresine e vetë....!

  Cameria e Pavarur dhe Sovrane  

Kjo krahine me tradite te gjakut Shqipetar, qe me kohen e udheheqesit Shqipetar Ali Pashe Tepelena me tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar pati deshtuar, neser udheheqesit e tanishem do te shpallin Camerine Shtet te Pavarur. Nga neser Cameria do regjistroje institucionet e veta ne qeverine e saj te veteshpallur.

Çamëria eshte krahina me jugore e Epirit. Ky emërtim është i lidhur me çamët, popullsia autoktone dhe që përbënte shumicën e Çamërisë. Çamëria përbën një brez tokësor i cili shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës.

Historia

Çamëria ishte pjesë e Epirit dhe si e tillë ishte deri pas riorganizimit administrativ të territoreve të pushtuara në Ballkan nga romakët. Sipas këtij riorganizimi provinca e Epirit, ndahet në dy njësi administrative, atë jugore dhe veriore. Pjesa veriore e njohur nga vendasit si Çamëria pas kësaj ndarje fillon të hyjë në literaturën romake si Epiri veriorë.
Mirëpo kjo ndarje administrative për të folmen popullore nuk ka lënë gjurmë, kështu që edhe në ditët tona në gjuhët dhe literaturën ballkanike përdoren termat autoktone për popullsinë (edhe në greqisht) dhe për njësinë administrative. Sipas disa studiuesve, emërtimi Çamëri vjen nga lumi që gjarpëron në këtë krahinë, lumë i cili është shënuar që më parë në literaturën e grekëve të lashtë dhe të romakëve.
Gjatë kohës së dyndjeve sllave, Çamëria ishte ndër anët më të pa prekura nga elementi sllav dhe kjo anë më vonë, gjatë ndarjes së popujve të Bizantit në popuj sipas traditës fetare (grekë)[1], sipas traditës së gjakut (shqiptar) dhe ardhacakëve sllavo-turk (bullgarë), dallohej për traditën fisnore. Gjatë kësaj kohe zhvillohen luftëra të ashpra në mes të prirësve të këtyre tre popujve për marrjen e kështjellave në këto anë. Fundamentalistët fetarë që kishin zënë pozita në perandorinë e bizantin, bënë masakrimin e popullsisë vendase. Në këto rrethana, popullit, që anonte nga vija e gjakut, i erdhën në ndihmë familje nga pjesa perëndimore e Ballkanit. Kështu që më vonë, Skënderbeu, nga të krishterët pranohet si princ i Albanisë dhe Epirit.
Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më 1449, bie nën sundimin e osmanëve. Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare. Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen Ali Pashë Tepelena, që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar.[2]



Friday, October 28, 2016

NISMA: Limaj po përndjeket. Shtabi i Përgjithshëm e kishte marrë përgjegjësinë për vrasjet (Video)



NiSMA për Kosovën e vlerëson si të pabazë ngritjen e aktakuzës për krime Lufte nga ana e Prokurorisë Speciale ndaj kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj.

Deputeti i këtij subjekt, Enver Hoti ka thënë në emisionin ‘Fakt Plus’ se kjo lëndë është trajtuar dy herë nga UNMIK-u dhe njëherë nga Gjykata e Hagës dhe ka rënë si rezultat i mungesës se provave.
Hoti ka thënë se është i pabazë fajësimi i Limajt për mos parandalimin e vrasjeve duke shtuar se për këto vrasje ekziston një komunikate ku Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e kishte marrë përgjegjësinë.
“Kjo është absurde një pretendim i tillë, sepse përderisa Prokuroria nuk ka emra të vrasësve dhe nuk dihen kryesit e veprës si ka mundur Limaj ta parandalojë vrasjen e tyre dhe ekziston në shkresën e lendes qe e ka Limaj se përgjegjësinë e këtyre vrasjeve e nëpërmjet një komunikate e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm”, ka thënë Hoti në ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën.

Ai ka thënë se tash e disa vjet Limaj po përndjekjet, por shprehet i sigurt se edhe kësaj radhe ai do të dalë fitimtar përballë kësaj aktakuze sikur edhe më herët.
Në këtë intervistë, Hoti ka folur edhe për seancën ku u diskutua për vlerat e luftës. Rezoluta e votuar në Kuvend, sipas Hotit, do tu shërbeje organizatorit të kësaj seancë vetëm për të kërkuar vota në odat e Drenicës.
E sa i përket rezolutës për liberalizimin e vizave e cila do t’i dërgohet Brukselit, ai ka thënë se edhe këtu pozita po tenton të bëjë hile, duke shtuar se opozita nuk mund ta nënshkruaj një deklaratë e cila krijon probleme edhe më të mëdha dhe se nuk duan të bëhen pjesë e kësaj loje të ndytë.

Z.Berisha: Aktakuza kundër Limajt, pjellë e Serbisë..



Aktakuza për krime lufte e ngritur për kryetarin e Nismës Fatmir Limaj ka nxitur reagimin e bashkëpartiakëve të tij.

Zafir Berisha tha se ky rast nuk duhet të merret si rast i huaj, sepse të gjithëve mundet t’u vijë rendi sikurse me rastin e Fatmir Limajt.
“Çdo luftëtar i UÇK-së mundet me u dënu edhe me një ëndërr të një shizofreni. Kjo aktakuzë është në fazën e pjellave të Serbisë që u bëhet luftëtarëve të UÇK-së dhe nëse nuk kemi qëndrim të qartë ne kemi me pas probleme të tilla”, tha Berisha

Thursday, October 27, 2016

Lekaj: Buxheti do ta rrëzojë Qeverinë (Video)



Pal Lekaj, kryetar i Grupit Parlamentar te AAK-së, ka thënë se pas gjithë atyre patriotizmave që u thanë sot në Kuvend ka degraduar seanca,  ngase deputetët më shume u morën me problemet e tyre se me vlerat e UÇK-së.
Lekaj ka thënë se seanca është thirrur të mbrohen  vlerat e UÇK-së ku janë dënuar djemtë që e kanë mbrojtur dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës.
Sipas tij, ky legjislacion ka degraduar sepse  po flitet gjithçka, dhe Qeveria ka ngecur në krejt sektorët e saj.
“Kjo qeveri ka me ra kur vjen puna te buxheti.  Ky buxhet ka me qenë elektoral. Këta nuk prishen për të mirën e Kosovës”, tha Lekaj, duke potencuar se  në pranverën e hershme vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Lekaj këto komente i bëri në emisionin Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.


Rama tregon pse foli për Trepçën në Beograd (Video)

Add caption
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kritikuar jo pak nga analistët kosovarë për ato çfarë ka thënë në vizitën e tij në Beograd.
Kritika të mëdha ka marrë edhe për faktin se përmendi Trepçën.
Por, Rama ka treguar në Zona e Debatit në Klan Kosova përse vendosi ta bëjë temë Trepçën në Forumin në Serbi.
“Në mbrëmje përpara se të bëhej takimi shihja gjithë mediat serbe të cilat ishin në anglisht të gjitha shkruanin për Trepçën dhe unë e ngrita, duke thënë besoj gjënë e duhur”, deklaroi Rama, njofton Klan Kosova.
“Unë nuk merrem me ligjin, unë merrem me faktin që Serbia konteston një vendim sovran të Kosovës”, tha Rama.

Nxehen gjakrat në Kuvend, gati përleshje fizike ndërmjet Lushtakut dhe Konjufcës (Video)



Teksa Glauk Konjufca po mbante një fjalim përmbledhës në Kuvendin e Kosovës, ndodhi diçka e pazakontë.

Konjufca përmendi se kush e kishte akuzuar për vrasje Kadri Veselin, e më pas kishte cituar Sami Lushtakun në një fjalim të tij të mëparshëm, që për akuza ndaj UÇK-së kanë bërë edhe bashkëpartiakë e ministra, transmeton Koha.net.
Në atë moment, deputeti Nuredin Lushtaku është ngritur nga karriga e tij dhe është sulur drejt Konjufcës.
“Ti vet i ke thon Sami Lushtakut kriminel”, janë dëgjuar fjalët e Nuredin Lushtakut, të cilin e zbrapsi shefi i GP të PDK-së, Zenun Pajaziti.
Para foltores menjëherë u renditën deputetët e Vetëvendosjes dhe të PDK-së, kurse Veseli shkoi të fliste me Lushtakun, e më pas edhe me Konjufcën.

Dastid Pallaska ja thote troc Ramës: S'kishe pse të flisje për Trepçën në Beograd, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës



Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, e ka goditur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ai gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd ka hyrë në një debat thelbësor për kombinatin Trepça me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe pas përmbylljes së temës së Trepçës në Kosovë.

“Keni thënë: ‘Mund të flas për Kosovën, por jo në emër të Kosovës’. Problemi ka qenë që ju pas një vendimi për Trepçën të Kuvendit të Kosovës, që është organi më i lartë ligjvënës në Kosovë, ju keni hyrë në debat thelbësor, lidhur me Trepçën, pranë një kryeministri të Serbisë, i cili e dëshiron atë si temë të hapur, pasi që është përmbyllur”, i ka thënë Pallaska Ramës, në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova.
“Ai publikisht e përmend ketë”, ka thënë Pallaska, duke iu përgjigjur pyetjes së Ramës nëse ai është i sigurt këtë e dëshiron homologu i tij serb.
“Ajo që është më e rrezikshme është se temën e Trepçës e ndërlidhni me pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve sipas modelit franko-gjerman”, i ka thënë Pallaska, Ramës, transmeton Gazeta Express.
Sipas Pallaskës, kjo sugjeron që po diskutohet në nivelin shqiptaro-serb. “Kjo është brenga që është shpërfaqur në publik... është një brengë legjitime”, ka thënë Pallaska.
Ai e ka pyetur kryeministrin e Shqipërisë se përse nuk ka thënë në Beograd që e përkrah ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Trepçën. “Kështu flitet për Kosovën...”, i ka thënë Pallaska, Ramës.
“Unë s’flas në emër të Kuvendit të Kosovës. Nëse unë do të thosha që e përkrah ligjin, unë do të hyja pastaj në zonën ku s’është zona ime dhe e Shqipërisë. Është zona e qeverisë së Kosovës, e Parlamentit të Kosovës, e partive politike në Kosovë”, është arsyetuar kryeministri i Shqipërisë.

Rama: Shqiptarët fituan luftën... (Video)


Shqiptarët e kanë fituar luftën dhe Serbia e ka humbur atë. Kështu duhet edhe të sillemi, ka thënë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zona e Debatit në Klan Kosova në ballafaqim me analistët.
“Kosova është sot shtet, Serbia ka humbur dhe është e detyruar të bashkëjetojë me këtë fakt monumental të paimagjinueshëm për ta deri dje dhe sot të papranueshëm, por të pashmangshëm që e ka në kufi”, ka pohuar Rama, njofton Klan Kosova.
“Aty ku kishte zonën që mendonte se jetonin ca skllevër të vet, tani është një shtet”, tha ai.

Edi Rama ne nje Debat te nxehte ne Klan Kosova, ja palon Petrit Zogajt...ja qfare i thote ??!!!



Edi Rama ne nje Debat te nxehte ne Klan Kosova, ja palon Petrit Zogajt...ja qfare i thote ??!!!



Ne emisionin Zona e Debatit i cili transmetohet ne Klan Kosova, me autore Baton Haxhiun eshte ftuar si musafir special kryeministri i Shqiperise Edi Rama.
 Ai eshte perballur me disa nga publicistet me te njohur dhe me me ze te Kosoves. Poashtu perfaqesues te disa gazetave dhe portaleve te ndryshme.
Nder te tjera gjate diskutimit Rama-Zogaj , kyreministri Edi Rama ofendon Petrit Zogajn duke iu drejtuar kolegut tjeter duke i thene "Te lutem perktheje, se nuk e marr vesh dot"...Debati i nxehte poashtu ka vazhduar edhe me tutje me gazetaret tejere te ftuar ne emision.

Demolli: FSK e gatshme për ushtri


Ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli ka qenë prezent në përmbylljen e ushtrimit fushor “Shqiponja 5”.
Demolli tha se qëllimi kryesor i këtij ushtrimi fushor është që të testohen, respektivisht, të demonstrohet dhe dëshmohet dhe verifikohen në radhë të parë kapacitetet njerëzore, ushtarake të FSK-së dhe kapacitetet teknike për sfidat e ndryshme qoftë ato të karakterit humanitar por edhe te karakterit të sigurisë.
“Ky demonstrim i këtyre kapaciteteve të FSK-së qofshin njerëzore dhe teknike është zhvilluar në praninë dhe vëzhgimin e vëzhguesve ushtarak të vendeve mike që kanë qenë të pranishme gjatë ushtrimit. Kemi pas vëzhgues ushtarak nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia si dhe Sllovenia. Nga ajo që pamë ne mund të themi lirisht se FSK është e gatshme për t’i kryer funksionet aktivitetet dhe veprimtaritë e parapara sipas mandateve kushtetuese dhe ligjore. FSK është e gatshme që të marrë obligime dhe detyra të tjera. Që do të thotë ta ndërroj mandatin dhe misionin e vet dhe të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës”, tha Demolli.
Ministri i FSK-së kërkoi nga K

Muja- Ismailit: Je rrit me fonde të PDK-së, Ismaili ia kthen: Më duhet me ruajt veshkën prej teje!

Muja- Ismailit: Je rrit me fonde të PDK-së, Ismaili ia kthen: Më duhet me ruajt veshkën prej teje!

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja dhe ai i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili kanë replikuar mes vete.
Kjo për faktin se Muja përmendi se Ismaili ka bërë biznes në emrin e tij dy vjet me vizatime.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Fisnik Ismailit i cili ka thënë se “Nuk po e di çka keni hanger a pi ju të PDK-së sot s’jeni tu mu dok mirë diçka”.
“Nëse të kanë penguar vizatimet e mia, unë kom bo hajgare me ty qysh po boj edhe sot se je bo për hajgare”, ka thënë Ismaili.
E në anën tjetër Shaip Muja ka replikuar sërish duke i thënë Ismailit se është rritur prej fondeve të PDK-së.
“Je rrit tu marr fonde prej PDK-së. Nëse donë mu kru, kruhemi deri në mëngjes”, ka thënë Muja.
Por Fisnik Ismaili ka adresuar akuzë të rëndë ndaj Shaip Mujës duke i thënë se është marrë me trafikim të veshkave.
“Nëse më duhet mu ruajt prej teje më duhet me ruajt veshkën se mos po ma merr”, tha Ismaili.

Lahi Brahimaj ironizon me PDK

lahiii

Deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj seancën e jashtëzakonshme të inicuar nga PDK-ja e ka paraqitur përmes një fotografie duke ironizuar, shkruan Botapress.
Kjo është seanca e inicuar nga PDK-ja tha Brahimaj.