Pal Lekaj, kryetar i Grupit Parlamentar te AAK-së, ka thënë se pas gjithë atyre patriotizmave që u thanë sot në Kuvend ka degraduar seanca, ngase deputetët më shume u morën me problemet e tyre se me vlerat e UÇK-së.
Lekaj ka thënë se seanca është thirrur të mbrohen vlerat e UÇK-së ku janë dënuar djemtë që e kanë mbrojtur dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës.
Sipas tij, ky legjislacion ka degraduar sepse po flitet gjithçka, dhe Qeveria ka ngecur në krejt sektorët e saj.
“Kjo qeveri ka me ra kur vjen puna te buxheti. Ky buxhet ka me qenë elektoral. Këta nuk prishen për të mirën e Kosovës”, tha Lekaj, duke potencuar se në pranverën e hershme vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Lekaj këto komente i bëri në emisionin Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.
No comments:
Post a Comment