Friday, February 20, 2015

Qytetari i moshuar, Jahjagës: A ju vjen marre me punu kështu? A jeni në mend? (Video)

Qytetari i moshuar, Jahjagës: A ju vjen marre me punu kështu? A jeni në mend? (Video)Shëtitja e sotme e presidentes Atifete Jahjaga nëpër rrugët e qytetit të Mitrovicës, është përcjellë edhe me disa momente interesante.

Presidentja Jahjaga është takuar dhe ka biseduar me shumë qytetarë, ku ndër ta ishte edhe një i moshuar i cili u ankua për jetesën e vështirë me vetëm 70 euro.“Unë 35 vjet punë e 70 euro po mi jepni. A ju vjen marre me punu kështu? A jeni në mend çka po boni, a çka po hani, a kah po shkoni? Kush po ju mëson kështu? 20 mijë i ka vra shkau, e 100 mijë i qiten prej Kosove këta hajnat”, tha ai.


Milaim Zeka “leksion” organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

Milaim Zeka “leksion” organizatave të dala nga lufta e UÇK-sëGazetari e emisionit “Pa Rrotlla”, Milaim Zeka ka reaguar lidhur me deklaratat e organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi këta të fundit u shprehën kundër dekorimit të presidentit Rugova nga ana e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Zeka tha se OVL-UÇK ka shumë punë tjera për tu marrë se sa të merret me Nishanin.
“Te merren me atë se kush është bere me te njohshëm dëshmor, pa u vra fare ne vijën e frontit”, ka shkruar Zeka në Facebook.
Më poshtë lexoni postimin e plotë.
Organizata e Veteraneve te Luftës, paskan reaguar kundër dekorimit dhe vlerësimit qe Presidenti Nishani i ka bere Dr. Ibrahim Rugovës. Mendimi im personal është se kjo organizate ka një milion here pune ma te mençura dhe me prioritare qe te merren, se sa ndërhyrja ne punët e presidentit te Shqipërisë.
Psh. Te merren me ate se kush eshte bere me te njofshem dëshmor, pa u vra fare ne vijën e frontit?! Kush është bere veteran, pa qene nje dite ne lufte?! Kush eshte bere milioner pa punu asnjë dite?! Kush nga luftëtaret e vërtete e ka vra veten nga varferia?! Kush ka futur ne lista student qe nuk e kane meritu?! Kush e kush...?! Deri ne mengjes kisha numeru... Mosni, se gjerat e tilla nuk ju nderojne. Rugoven e deshtet apo nuk e deshte, ai ka hyre ne historinë botërore, me krejte te mirat dhe defektet qe ka pasur politika e tije. Historia shkruhet ne baze te arkivave dhe, asnjehere ne baze te komunikatave, apo opinioneve. Ata qe na i kane nxjerre syte pse e përmendnim Rugoven, sot po i bejne temena tek varri. Apo njeri qe nuk hante dhe nuk pinte nje muaj po t ia zije ne goje ate, ka qene flamurtar i koalicionit me LDK-ne.
Krejte kjo ishte vetem nje keshille per juve: mos u merrni me politike, sepse as nuk ju shkon, as nuk merrni vesh, as nuk duhet ta beni kete..

Shpend Ahmeti përsëri i drejtohet policisë..

Shpend Ahmeti përsëri i drejtohet policisëLëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përsëri do t’i drejtohen sot Policisë së Kosovës për largimin e kryeshefit të ekzekutiv, Feim Salihut nga kompania “Pastrimi”.

I pari i kryeqytetit ka njoftuar se kërkesën do ta dorëzojnë sot në Policinë e Kosovës në ora 11. Bashkë me Ahmetin do të jenë edhe Ardian Gashi, Genc Sherifi e Qendron Kastrati.
Lexojeni të plotë njoftimin:
Sot, e premte 20 shkurt, në ora 11:00, aksionari i përcaktuar nga kryetari Shpend Ahmeti në KRM “Pastrimi”, Ardian Gashi, Genc Sherifi i autorizuari për përfaqësimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në KRM “Pastrimi” dhe Qendron Kastrati, asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të dorëzojnë në stacionin policor nr. 4, në Lakrishte, kërkesën për zbatimin e vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullimin e punës së uzurpatorit Faim Salihu.
Dje policia e Kosovës ka refuzuar ta pranojë kërkesën e njëjtë.

Thursday, February 19, 2015

Kryeministri shkel ligjin për ndërmarrjet publike, ushtron presion tek bordi i PTK

Kryeministri shkel ligjin për ndërmarrjet publike, ushtron presion tek bordi i PTK

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkelur ligjin për ndërmarrjet publike Ligji (Nr. 04/L-111) duke ndërhyrë direkt në punën dhe vendimet e bordit të PTK-së pas zgjedhjes së kryeshefit të kësaj ndërmarrje. Mustafa përkundër ligjit I cili garanton pavarësinë e anëtarëve të bordeve të Ndërmarrjeve publike, ka paralajmëruar se do të kërkojë llogari nga ky organ se pse është zgjedhur Mustafa në krye të PTK-së.

Reagimi i Mustafës, ndërhyrje politike për të prishur procesin e zgjedhjes së kryeshefit. Xhelil Bekteshi ishte i preferuari i qeverisë.
Burimet e Indeksonline në PTK kanë thënë se gjatë tërë ditës së sotme është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga zyra e kryeministrit tek anëtarët e bordit të PTK-së, me qëllimin e vetëm që të prishet procesi i zgjedhjes së kryeshefit. Sipas këtij burimi, presioni nga zyra e kryeministrit ka qenë me tone kërcënuese.
“Ka pasur presion shumë të madh nga njëri prej këshilltarëve të KM për të prishur procesin. Megjithatë të gjitha procedurat që nga fillimi, intervistomi i të gjithë kandidatëve dhe gjithçka tjetër ka qenë e hapur dhe transparente dhe nuk ka ekzistuar asnjë arsye e vetme për të anuluar këtë proces”, ka thënë ky burim.
Sipas informatave, arsyeja e këtij presioni nga qeveria, për të prishur këtë proces, ka qenë ekskluzivisht emërimi i një anëtari të afërt të kabinetit të tij, pas dështimit të kandidatit Xhelil Bekteshi për t'u futur në rrethin e ngushtë.
“Xhelil Bekteshi ka qenë i mbështetur nga qeveria, por pasi që nuk ka treguar sukses në intervista para bordit, zyra e kryeministrit ka pas qëllim prishjen dhe fillimin nga e para të tërë procesit”, kanë thënë këto burim.

Skandal në Lipjan: Policia rrah azilkërkuesit algjerianë [video]

Shumë larg nga vendlindja e tij, algjeriani Azzedin Abdrehim është bërë viktimë e dhunës policore në Magure të Lipjanit, raporton KTV.

22-vjeçari bashkë me një bashkëkombës të tij ishin dehur të martën e kësaj jave dhe në intervistën e dhënë KTV-së, ai pranon se nuk i kujtohet se si i ka marrë plagët që i ka në fytyrë.
Por, pronari i lokalit përballë, rreth orës 16 kishte tentuar t’i dërgonte në Qendrën për Azilkërkues, rreth 300 metra larg, por roja në portë nuk e kishte lejuar një gjë të tillë, pavarësisht se janë të lirë të lëvizin lirshëm nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 22.
Ata fillimisht janë dërguar në nënstacionin policor, që është ndërmjet Qendrës për Azilkërkues dhe kafenesë së Florim Dullës.
Më pas ka ardhur një veturë me 4 policë nga Stacioni në Lipjan, që sipas dëshmitarëve, kishin filluar të rrihnin algjerianët që edhe ashtu nuk rrinin dot në këmbë.
Dëshmitarët i kanë treguar KTV-së për një bluzë përplot njolla gjaku që, sipas tyre, i takonte njërit prej algjerianëve.
Pas kësaj, ata me autoambulancë janë dërguar për në Qendrën e emergjencës në Lipjan.
Në këtë qendër, në regjistrin e pacientëve që marrin trajtim, të cilin e ka parë KTV-ja për të dy algjerianët thuhet se janë referuar për në QKUK.
Por, në raportin mjekësor të nënshkruar nga dr. Visar Gashi, shkruhet të mos ketë pasur lëndime serioze, përveç tek 22-vjeçari që kishte një lëndim afër syrit, që e kishte marrë si pasojë e rrëzimit. Ata nuk ishin dërguar në QKUK dhe ishin rikthyer në Qendrën për Azilkëkrues në Magure, rreth orës 19. Drejtori i Qendrës, Valon Zariqi, i ka treguar KTV-së dosjen e algjerianit 22-vjeçar, që kishte pasur trajtime të shumta mjekësore, përfshirë edhe psikike dhe në gjashtë muajt sa është në Kosovë ai kishte qëndruar edhe në burg për një kohë.
Megjithatë, ai nuk ka pranuar të flasë për këtë rast deri në marrjen e informacioneve derisa ka premtuar se do të kërkojë përgjegjësi, në rast se ka pasur lëshime.


https://www.youtube.com/watch?v=VSLOCU6WWzw

Gjykata serbe për krime nis hetimet kundër reperit “Gold AG"


Hetimi i videos anti serbe” (“Istraga zbog antisrpskog spota”) është titulli i mediave serbe që bënë fjalë për reperin nga Presheva Arian Agushi (28), i njohur si Gold AG i cili me spotin e tij të fundit të këngës “Pushka e Lirisë” ka pushtuar faqet e gazetave serbe

Prokurori serb Branko Stamenkovic ka thënë se ” ministria publike ka reaguar menjëherë pasi ky spot është paraqitur në rrjetet sociale. Për këtë marrë të gjitha masat e mundshme me fakte kundër kësaj video dhe autorit “, transmeton lajmin “Presheva Jonë”
Sipas tij “për shkak të hetuesisë, nuk mund të them se çfarë masa operative janë ndërmarrë”
Spotin e preshevarit “Pushka e Lirisë” mediat serbe e kanë cilësuar diçka “skandaloze” ku Agushi në videoklipin e këngës dedikuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti shihet në uniformë të UÇK i cili “paska vrarë serbe”.
Në fakt edhe në Zvicër dhe vendet tjera evropiane u emetuan dhe u zhvilluan filma ku vërehen aktorë me uniforma të UÇK-së apo sikur filmi “Pinkt” ku Angelina Jolie paraqitet si një myslimane e Bonjës e cila dhunohet.
Zhelko Mitroviq, pronar i kompanisë “Pink Films International”, ka thënë se “kam pasur simpati ndaj saj dhe e kam respektuar shumë punën dhe karakterin e saj. Fatkeqësisht, ajo është përplot paragjykime ndaj serbëve..”
Veç kësaj Joile serbet i kishte quajtur kriminelë. Beogradi mund të hetoj edhe Angeline Jolie që serbët quajti kriminelë, sikur të mos kishte pasaportë amerikane!

Kabineti qeveritar me nga dy e më shumë vende pune..

Kabineti qeveritar me nga dy e më shumë vende pune


Minstrat aktual janë gjahtarë të mirë të parasë.

Gazeta Fjala, ka hulumtuar të ardhurat e deklaruara të ministrave dhe ka gjetur se ata janë shumë të kërkuar në tregun e punës.
Mesatarisht bëjnë nga 3 punë, për të cilat marrin nga 3 paga. Ndërkaq, ata që janë vetëm me nga një pagë, kanë rehatuar bashkëshortet e tyre në puna me paga të majme.
Prej gjithë kabinetiti qeveritarë, superministri është Arsim Bajrami i cili vazhdon të punojë në katër vende njëkohësisht dhe të marr paga të majme, secila dukshëm mbi mesataren e vendit. Ai merr 1100 euro pagë si ministër, afro 1000 si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në UP merr afro 500 euro në muaj e në AAB afro 600 euro. Nuk mbet aspak prapa kolegu i tij i shumëfishtë, partiak, qeveritar dhe në sferën akademike të jurispondencës, Hajredin Kuqi. Ai merr 1200 euro si ministër, 600 euro nga UP në Pejë, 488 euro në UP dhe 70 euro në KP.
Ndërkaq, i pari i ekzekutivit, Isa Mustafa, sa ishte deputet në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2014 ka marr nga sheteti pagë vjetore në vlerë prej 12 mijë e 679 euro. Mirëpo, tani Mustafa prej që është bërë shef i qeverisë ka pasur edhe ngritje të të hyrave. Nga pozita e e të parit të qeverisë merr mbi 17 mijë euro në vit. Mustafa gjatë vitit 2014 ka treguar se është i nagazhur edhe në Univeristetin e Prishtinës, ku edhe merr një honorar prej 7 mijë e 337 euro në vit. Po ashtu, kryeministri si akademik në ASHAK merr fiks 12 mijë euro në vit.
Ish-kryministri i Kosovës, Hashim Thacit dhe tani ministrër Punëve të Jashtme në qeverin e Isa Mustafës në bazë të përllogaritjeve në të hyrat e deklaruara dhe pozitës që mban, merr afro 15 mijë euro. Ai, ka rehatuar edhe gruan në Universitetin Fama me pagë mujore prej 1500 eurosh.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi në deklarimin e pasurisë së tij në vitin 2014 ka deklaruar se brenda një muaji nga pozita e të parit të drejtëisë paguhet 1 mijë e 183 euro.
Kuçi po ashtu ka treguar se nga angazhim në univeristetin e Pejës paguhet 600 euro. Kurse, në një angahzim tjeter merr 70 euro e në Universitetin e Prishtinës paguhet 488 euro.
Hiq më keq nuk I ka punët ministri Lutfi Zharku, i cili i mban tri punë. Përveç se është Ministër i Infrastrukturës për të cilën paguhet, 1,150 euro, Zharku është edhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës, ku si kompenzim merr 2,600 euro në vit. Ndërsa, si ligjërues në Riinvest ai merr edhe 3200 euro në vit.
Edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli nuk është keq sa i përket punëve që bën. Për punën si ministër ai paguhet rreth 15 mijë euro në vit apo 1,150 euro në muaj. Ndërsa, për ligjëratat që mban në Universitetin e Prishtinës, si profesor i rregullt, Demolli merr pagë mujore 500 euro.
Ai punon si profesor i rregullt edhe në Kolegjin Universitar Dardania, për të cilën punë paguhet cdo muaj nga 1000 euro.
Ministri i Kulturës Kujtim Shala ka dy vende pune. Ai është ministër dhe paguhet rreth 115 mij euro në vit për këtë pozitë, ndërsa punon edhe në Universitetin e Prishtinës nga viti 2002 ku paguhet 6000 euro në vit.
Avdulla Hoti, përveq se paguhet si ministër, në vlerë rreth 15 mijë euro në vit, ai punon edhe si profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës dhe kompenzohet për punën që bën 8,078 euro në vit. Gjithashtu Hoti është profesor i asocuar edhe në Kolegjin Dardania, ku merr 10,800 euro në vit në bazë të orëve që mban.
Ministri i Arsimit dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka hiç më pak se katër vende pune. Ai merrë rreth 15 mijë euro në vit si ministër dhe 10,800 euro për punën që bënë në Akadamin e Shkencave të Kosovës. Gjithashtu paguhet 5,400 euro në vit si professor në Universitetin e Prishtinës dhe 7000 euro nga Kolegji AAB. Bashkëshortja e tij, paguhet 4000 euro për punën si mësimdhënëse në një shkollë të mesme.
Edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani nuk mund ta shpenzojë tërë energjinë që ka vetëm me punën e ministrit. Në bazë të deklarimit të pasurisë për vitin 2014, përveç pagës prej rreth 15 mijë euro në vit, merr edhe 28,600 euro nga Studio Agani.
Njeriu më i angazhuar i kësaj qeverie duket të jetë Ministri I Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ai krahas ministrisë ku merr 15 mijë euro pagë vjetore është edhe zëdhënës I Qeverisë së Kosovës, njëherësh edhe zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për këtë të fundit paguhet 450 euro në muaj.
Keq nuk qëndrojnë me të ardhura as ministrat tjerë, e as bashkëshortet e tyre.