Thursday, February 19, 2015

Kryeministri shkel ligjin për ndërmarrjet publike, ushtron presion tek bordi i PTK

Kryeministri shkel ligjin për ndërmarrjet publike, ushtron presion tek bordi i PTK

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkelur ligjin për ndërmarrjet publike Ligji (Nr. 04/L-111) duke ndërhyrë direkt në punën dhe vendimet e bordit të PTK-së pas zgjedhjes së kryeshefit të kësaj ndërmarrje. Mustafa përkundër ligjit I cili garanton pavarësinë e anëtarëve të bordeve të Ndërmarrjeve publike, ka paralajmëruar se do të kërkojë llogari nga ky organ se pse është zgjedhur Mustafa në krye të PTK-së.

Reagimi i Mustafës, ndërhyrje politike për të prishur procesin e zgjedhjes së kryeshefit. Xhelil Bekteshi ishte i preferuari i qeverisë.
Burimet e Indeksonline në PTK kanë thënë se gjatë tërë ditës së sotme është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga zyra e kryeministrit tek anëtarët e bordit të PTK-së, me qëllimin e vetëm që të prishet procesi i zgjedhjes së kryeshefit. Sipas këtij burimi, presioni nga zyra e kryeministrit ka qenë me tone kërcënuese.
“Ka pasur presion shumë të madh nga njëri prej këshilltarëve të KM për të prishur procesin. Megjithatë të gjitha procedurat që nga fillimi, intervistomi i të gjithë kandidatëve dhe gjithçka tjetër ka qenë e hapur dhe transparente dhe nuk ka ekzistuar asnjë arsye e vetme për të anuluar këtë proces”, ka thënë ky burim.
Sipas informatave, arsyeja e këtij presioni nga qeveria, për të prishur këtë proces, ka qenë ekskluzivisht emërimi i një anëtari të afërt të kabinetit të tij, pas dështimit të kandidatit Xhelil Bekteshi për t'u futur në rrethin e ngushtë.
“Xhelil Bekteshi ka qenë i mbështetur nga qeveria, por pasi që nuk ka treguar sukses në intervista para bordit, zyra e kryeministrit ka pas qëllim prishjen dhe fillimin nga e para të tërë procesit”, kanë thënë këto burim.

No comments:

Post a Comment