Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Republikës së Irlandës, jorezident në Kosovë, Kevin Dowling.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadori Dowling biseduan për progresin që po arrihet në Kosovë, agjendën integruese evropiane si dhe përkrahjen e Irlandës në këto procese.
Kryeministri Isa Mustafa e informoi ambasadorin irlandez edhe me agjendën e prioriteteve të Qeverisë, që kanë për synim zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të punës, forcimin e shtetit ligjor dhe reformat e tjera substanciale në shumë fusha.
Kryeministri Mustafa çmoi mbështetjen e deritashme të Irlandës, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ambasadori i Republikës së Irlandës, jorezident në Kosovë, Kevin Dowling vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e fuqishme të Irlandës për proceset integruese evropiane të Kosovës, nënshkrimin e MSA-së, liberalizimin e vizave, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Ambasadori Dowling po ashtu theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës si dhe shprehu përkrahjen e Irlandës për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
No comments:
Post a Comment