Tuesday, February 24, 2015

Kadaj-Bujupi: Paturpësia e kësaj qeverie nuk ka të ndalur



Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se lajmi për vdekjen e e vajzës dy vjeqare, e cila po kalonte kufirin për në Hungari, është tragjedia e radhës për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ajo në një postim në Facebook ka theksuar më se edhe pak kësaj ngjarje të rëndë, paturpësia e kësaj Qeverie nuk ka të ndalur.
Lexoni postimin e plotë të saj:
Lajmi për vdekjen e vajzës dy vjeqare, e cila po kalonte kufirin për në Hungari, është tragjedia e radhës për Kosovën dhe qytetarët e saj.
I shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së vajzës!
Edhe pas kësaj ngjarje të rëndë, paturpësia e kësaj Qeverie nuk ka të ndalur, ajo Migrimin Ilegal të qytetarëve të vendit tonë e quan “aventurë”, në vend që të merret konrektisht me zbatimin e rezolutës të cilën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës, për parandalimin e Migrimit Ilegal dhe të krijonte perspektivë ekonomike, mirëqenie e jetë normale në Kosovë

No comments:

Post a Comment