Ne kemi shpallur pavarësinë para 7 vjetëve, por pavarësisë sonë i mungon në njërën anë sovraniteti dhe integriteti territorial, dhe në anën tjetër, i Ne kemi shpallur pavarësinë para 7 vjetëve, por pavarësisë sonë i mungon në njërën anë sovraniteti dhe integriteti territorial, dhe në anën tjetër, i mungon zhvillimi ekonomik që to të sillte mirëqenie për qytetarët.
Sfida të pazgjidhura nga asnjë qeveri e deritanishme në Kosovë mbeten papunësia shumë e madhe por edhe qyteti i ndarë i Mitrovicës. Kur t’i zgjidhim këto dy probleme kjo do të jetë më e rëndësishme se sa vetë shpallja e pavarësisë.
Është shumë e dhimbshme që atë çka Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia tha Vuçiqit në Beograd, Mustafa dhe Thaçi nuk ia thonë dot Jabllanoviqit në Prishtinë.
Ne nuk kemi luftuar kundër serbëve. Ne kemi luftuar kundër Serbisë si shtet. Dhe ne nuk kishim shtetin tonë. Ne kemi luftuar si komb shqiptar.
Vullneti i shqiptarëve për t’u bashkuar është më i thellë se sa sukseset e dy vendeve tona. Ne duhet të mbështetemi në dy parime. I pari është se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë s’është kundër BE-së. Dhe i dyti është se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë s’mund të zëvendësohet me BE-në.
Shqiptarët kanë tradita, vlera dhe kapacitete të mjaftueshme për ta mbajtur çështjen e identitetit kombëtar mbi dhe përtej çdo lloj identiteti fetar.
Kombi shqiptar duhet t’i çojë në një nivel të ri strategjik marrëdhëniet e tij me SHBA-në, t’i ndryshojmë marrëdhëniet tona nga pikëpamja cilësore dhe jo vetëm të na mbrojë që të mos na sulmojnë fqinjët, por në të njëjtën kohë, të bashkëpunojmë plotësisht në dy fusha: partnerë në ekonomi dhe aleatë në ushtri. mirëqenie për qytetarët.
Sfida të pazgjidhura nga asnjë qeveri e deritanishme në Kosovë mbeten papunësia shumë e madhe por edhe qyteti i ndarë i Mitrovicës. Kur t’i zgjidhim këto dy probleme kjo do të jetë më e rëndësishme se sa vetë shpallja e pavarësisë.
Është shumë e dhimbshme që atë çka Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia tha Vuçiqit në Beograd, Mustafa dhe Thaçi nuk ia thonë dot Jabllanoviqit në Prishtinë.
Ne nuk kemi luftuar kundër serbëve. Ne kemi luftuar kundër Serbisë si shtet. Dhe ne nuk kishim shtetin tonë. Ne kemi luftuar si komb shqiptar.
Vullneti i shqiptarëve për t’u bashkuar është më i thellë se sa sukseset e dy vendeve tona. Ne duhet të mbështetemi në dy parime. I pari është se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë s’është kundër BE-së. Dhe i dyti është se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë s’mund të zëvendësohet me BE-në.
Shqiptarët kanë tradita, vlera dhe kapacitete të mjaftueshme për ta mbajtur çështjen e identitetit kombëtar mbi dhe përtej çdo lloj identiteti fetar.
Kombi shqiptar duhet t’i çojë në një nivel të ri strategjik marrëdhëniet e tij me SHBA-në, t’i ndryshojmë marrëdhëniet tona nga pikëpamja cilësore dhe jo vetëm të na mbrojë që të mos na sulmojnë fqinjët, por në të njëjtën kohë, të bashkëpunojmë plotësisht në dy fusha: partnerë në ekonomi dhe aleatë në ushtri.
No comments:
Post a Comment