Visar Ymeri, kandidati i vetëm i për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosjes ka marrë 96.42 për qind të votave për ta udhëhequr këtë lëvizje për tri vitet e ardhshme. Këtë rezultat e shpalli Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i VV-së, pas pranimit të të dhënave me rezultatet paraprake të votimit të brendshëm.
Votat u pranuan nga të gjitha vend votimet e hapura, brenda dhe jashtë Kosovës.
Pos që u votua për kryetarin e ri, çështja tjetër që u vu në votim, ishte edhe ndryshimi statutor në lidhje me mekanizmin e vendimmarrjes sa i përket koalicioneve në nivel lokal, për ta kaluar këtë kompetencë nga anëtarësia e gjerë te Këshilli i Përgjithshëm.
Mirëpo rezultatet përfundimtare të këtij votimi do të shpallen ditën e diel, më 1 mars, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto janë rezultatet e votimit, sipas Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm:
Për: 96.42%
Kundër: 1.88%
Abstenim: 1.32%
Të pavlefshme: 0.37%
Kundër: 1.88%
Abstenim: 1.32%
Të pavlefshme: 0.37%
Votimi për ndryshimin statutor:
Për: 87.57%
Kundër: 9.07%
Abstenim: 3.00%
Të pavlefshme: 0.35%
Kundër: 9.07%
Abstenim: 3.00%
No comments:
Post a Comment