Në videon më të fundit të propagandës nga Shteti Islam, ISIS, shfaqen disa pengje teksa parakalojnë të mbyllur në kafaze, nëpër rrugët e mbushura me njerëz të Irakut që brohorasin.
Pengjet e veshur në ngjyrë portokalli, intervistohen nga luftëtarë të ISIS, mbi fatin e tyre. Videoja që zgjat rreth 9 min, tregon 21 luftëtarë kurdë Peshmerga, të cilët parakalojnë nëpër rrugët e mbushura me njerëz të krahinës irakiane të Kirkukut, para se të marshojnë drejt vdekjes.
Vërtetësia e videos vjen nga "Site", një organizëm që monitoron xhihadistët. Kafazet e pengjeve ‘sfilojnë’ nëpër qytet nëpërmjet kamionçinave që mbajnë flamurin e militantëve islamikë, të cilët janë të pajisur me armë dhe i kanë të mbuluara fytyrat.
Secili nga luftëtarët kurdë intervistohet nga një militant islamik, i cili me një mikrofon që ka logon e grupit terrorist, i bën pyetjet e fundit pengjeve, përpara se t’i nxjerrin nga kafazi dhe t'i ulin në gjunjë.
No comments:
Post a Comment