Monday, February 23, 2015

Ilaci çudibërës për shërimin e plagëve pa lënë shenja ne lekure.

Geli çudibërës për shërimin e plagëve pa lënë vragë

Shkencëtarët nga qyteti siberian Tyumen kanë gjetur “gelin shërues” i cili siguron shërimin e plagëve pa lënë shenja.

Këtë gel shkencëtarët tashmë e kanë quajtur “lëkurë e lëngët”. Ai mundëson që djegiet të shërohen trefish më shpejt se kur përdoren mjetet e njohura sot për këtë qëllim.
Në thelb të tij janë qelizat burimore, ndërsa preparati gjatë 14 viteve është testuar në kafshë.
Dhuruese e materies aktive të këtij mjeti është – pula e zakonshme, transmeton Koha.net. Nga embrioni i saj, shkencëtarët kanë ndarë qelizat burimore dhe në bazë të tyre është krijuar geli.
Preparati pastron plagën dhe e mbulon me biombulesë, e cila i ndihmon organizmit të prodhojë indin e vet. Në këtë proces, përveç qelizave të indit lidhës formohet edhe indi epitelial.
Testimet kanë treguar që geli i ri mund të përdoret gjatë shërimit të shumë sëmundjeve dhe lëndimeve – si plagët, ulcerat, morthi.
Me aplikimin e gelit të ri shkencëtarët kanë arritur që në nivel qelizor të arrijnë ripërtëritjen e lëkurës e cila është lënduar me rrezatim ose ka pësuar ndryshimet që përcjellin diabetin.
Një nga karakteristikat më të rëndësishme të këtij preparati është që ka funksionin e mbrojtjes së lëkurës, ashtu që mund të aplikohet edhe në kozmetikë, theksojnë mediet, transmeton Koha.net.

No comments:

Post a Comment