Monday, February 23, 2015

Kosova vend me shërbim shëndetësor të ulët

Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Bosnje dhe Hercegovinës nuk guxoni të sëmureni!Ashtu si Ukraina, shtet në gjendje luftë dhe Kosova renditet në radhët e vendeve me shërbimin shëndetësor më negativ në botë.
Në një raport të fundit, “Uashington Post” ka publikuar një raport me 300 mijë rastet e raportuara në 2014 të “International Sos” lidhur me cilësinë e shërbimit, higjienën dhe infrastrukturën shëndetësore.
Bazuar në këto kategori, vendi ynë, si Shqipëria, Maqedonia e Bosnja në rajon kategorizohet me shërbim negativ dhe është ngjyrosur me portokalli.
I vetmi vend në rajonin e Ballkanit me shërbim të mirë shëndetësor është Greqia, që mban ngjyrë të gjelbër.
Dokumenti i publikuar nga prestigjiozja “Uashington Post” evidenton dhe vendet me sistem shëndetësor eksteremisht të keq, kryesisht në shtetet afrikane./iKOS-ks/

No comments:

Post a Comment