Studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vazhduar gjatë gjithë ditës t’i bllokojnë njësitë akademike, duke kërkuar kështu realizimin e kërkesave të tyre.
Disa prej studentëve protestues tashmë e kanë bllokuar edhe Fakultetin Filozofik, ndërsa nuk po i lejojnë profesorët të hyjnë.
Në hyrje të kësaj njësie akademike janë vendosur banka dhe karrige, përmes të cilave pengohet hyrja normale edhe e studentëve në këtë objekt.
Në anën tjetër, nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë thënë për Telegrafin se ky institucion është i përkushtuar të punojë në ngritjen e cilësisë së studimeve dhe bllokadat e tilla me qëllim të adresimit të kërkesave që tejkalojnë kornizat e statutit të UP-së, sipas tyre, përpos që nuk janë në harmoni me bazën juridike, nuk ju shërbejnë as studentëve e as stafit akademik të UP-së.
Ndryshe, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, të mërkurën ka deklaruar se veprimet të cilat pengojnë punën në UP janë të papranueshme.
No comments:
Post a Comment