Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, në emisionin 'Rrokum Roll' me Fidan Jupollin në TV Rrokum, foli për detajet e skandalit me njehsorët elektrikë të KEDS-it që po u kushton qytetarëve të vendit miliona euro pagesa më shumë për energji elektrike.
Mulaj thotë se ishte tronditur kur e kishte marrë raportin e një instituti holandez lidhur me njehsorët e KEDS-it. Thotë se sipas këtij raporti, prej 9 orëve elektrike, sa ishin dërguar për analizë, 5 kishin dalë me probleme serioze.
Ai theksoi për këtë problem kanë qenë të informuara të gjitha instancat institucionale, por problemi ka qenë ligjor, duke shtuar se tashmë me ketë çështje po merret edhe Prokuroria e Shtetit.
Sipas tij, Kuvendi duhet të bëjë një hetim parlamentar mbi ecurinë e kontratës me KEDS-in dhe problemin e njehsorëve.
No comments:
Post a Comment