Sot në Aeroportin, ‘Adem Jashari’, janë kthyer tetë persona nga shtetet të ndryshme perëndimore. Të kthyerit nuk janë emigrant nga vala e fundit e ikjeve.
Njëri nga të kthyerit nga Belgjika ka treguar së ka qëndruar pesë vite në Belgjike, mirëpo autoritetet e këtij shteti e kanë kthye, transmeton Gazeta Tribuna.
Po ashtu, ai ka thënë se autoritetet belge e kanë ndaluar që të lidhe kurore në këtë shtet, duke i sugjeruar qe të lidhe kurore në Kosovës, dhe vetëm atëherë mund të kthehet në Belgjike.
Ai shpreson se pas dy muajve të kthehet në shtetin nga i cili është dëbuar.
Ndërkaq, persona tjerë kane refuzuar te flasin, madje ata kanë mbuluar kokën duke mos dashur të identifikohen.
No comments:
Post a Comment