Wednesday, February 25, 2015

Tifozët shqiptarë do ta presin Serbinë me flamurin e UÇK-së

flamur-uck-stadium-640x320

Flamuri gjigand do të shpaloset në “Loro Boriçi” të Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi më 8 tetor
Tifozët shqiptarë kanë menduar një ide interesante për ta pritur Përfaqësuesen e Serbisë.
Duhen edhe disa muaj deri në ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë, por “Tifozat Kuq e Zi” duket se kanë filluar që tani që të mendojnë për dekorin e sfidës, kjo edhe si kundërpërgjigje ndaj asj që pala serbe bëri në ndeshjen famëkeqe të 14 tetorit në Beograd.
Sipas një burimi pranë tifozerisë shqiptare, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, gjithmonë nëse ky i fundit do të riknostruktohet në kohë, do të shpaloset një flamur gjigand i kuq mbi të cilën do të jetë shkruar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Pas ngjarjeve në Beograd, vështirë se policia do të lejojë një flamur të tillë në stadium, duke iu trembur edhe sankioneve nga UEFA, por gjithsesi duhet pritur për të parë dhe mësuar.
Ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Eleminatoret e “France 2016″, është programuar të luhet në datë 8 tetor 2015.

No comments:

Post a Comment