Ka dhënë këshilla ligjore për më shumë se dhjetë vjet. Por, nga fundi i muajit të ardhshëm, shefi i Zyrës Ligjore në komunën e Prishtinës, Agim Salihu nuk do ta bëjë më këtë punë.
Salihu i cili ka qenë i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka dhënë dorëheqje nga pozita që ka mbajt deri më tash.
Burime të Gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se dorëheqja e Salihut ka ardhur pas presioneve që ka pasur ky i fundit nga udhëheqja e Vetëvendosjes në këtë komunë.
“Salihu i ka ofruar dorëheqjen udhëheqjes së komunës dhe të cilët e kanë pranuar këtë dorëheqje. Ai në bazë të dorëheqjes dot ë jetë në punë deri më 31 mars”, ka thënë burimi.
Dorëheqjen e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna edhe vetë Salihu.
“Dorëheqja është trajtuar si çështje personale dhe atë e kam konsideruar si çështje të mbyllur”, ka thënë shkurt Saliu.
Në anën tjetër, në komunën e Prishtinës nuk kanë dashur të flasin në lidhje me rastin.
No comments:
Post a Comment