Thursday, February 26, 2015

Hyseni në Itali porosit Beogradin të ndjekë kriminelët e luftës

Hyseni në Itali porosit Beogradin të ndjekë kriminelët e luftës

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni, po qëndron në një vizitë dy ditore në Republikën e Italisë.

Gjatë qëndrimit në Itali, ministri Hyseni, sot pasdite, do të pritet nga homologu i tij, Angelino Alfano, ku do të diskutohet për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në luftë kundër krimit të organizuar, si dhe për rendin e sigurinë.
Ndërsa, nesër në agjendën e ministrit Hyseni janë të paraparë takime me autoritete italiane të zbatimit të ligjit.
Vizita e ministrit Hyseni në Itali është në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë të institucioneve të zbatimit të ligjit të të dyja vendeve.

No comments:

Post a Comment