Sunday, February 22, 2015

Studentët do të protestojnë edhe të martën

Studentët do të protestojnë edhe të martën

Grupi i Pavarur Studentor do të protestojë sërish të martën, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Argjend Softolli, nga kjo organizatë studentore, njofton se nesër do të mbahet një konferencë për media para Bibliotekës Kombëtare, ku do të bëhen të ditura detajet e skenarit të protestës.
Grupi i Pavarur i Studentëve edhe javën që shkoi ka protestuar para Rektoratit me kërkesa për kushte më të mira për studentët.

No comments:

Post a Comment