- 73 kosovarë u kthyen sot nga kampet e emigrantëve nga disa shtete perëndimore pasi që tentimi i tyre për t’u larguar nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit shkoi huq.Shumica prej tyre ishin të rinj, të cilët nuk kishin pasur një punë të qëndrueshme në Kosovë, por kishte edhe nga ata që kishin marrë fëmijët dhe ishin nisur drejt rrugës së kurbetit.Beqir Kajtazi nga Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte nisur para një muaji për në Gjermani, thotë se kurrë më nuk do ta marrë këtë rrugë, edhe sikur t’ia lëshojnë vizën për të udhëtuar lirshëm.Ai thotë se nuk do t’i harrojë kurrë traumat dhe tmerret që përjetoi ai dhe fëmijët e tij në kampin Nurbetin të Hungarisë.“Kushtet janë kanë shumë të dobëta, 24 orë kemi qëndruar pa hangër bukë, veç një sungjer e kemi pasur dhe as s’kemi pasur mbulesë as asgjë tjetër. Në një dhomë të mbyllur ku as drita nuk depërtonte”, tregon Kajtazi.Ai thotë se për një muaj sa ka qëndruar në këtë kamp, zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Hungari i kishin vizituar vetëm një herë.“Aty për një paracetamol të lënë me ba kërkesë dy ditë më herët. Mbrëmë njëri ka qenë i sëmurë prej dhëmbit, dhe askush s’ardhke me e vizitu. Është tmerr se si trajtohen aty kosovarët. Ka fëmijë të moshës një vjeçare, është tmerr”, tha ai për KALLXO.com.Sikurse Beqir Kajtazi, kishte edhe kosovarë të tjerë të cilët u kthyen nga Hungaria dhe nga shtetet tjera perëndimoreMe aeroplanin i cili ishte linjë e posaçme, kishte emigrantë nga Austria, Hungaria, Gjermania, Sllovakia dhe Suedia.
Tuesday, February 24, 2015
Flet Kosovari që u Kthye Sot nga Kampi i Hungarisë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Neni 118 Dritat e pozicionit 1. Gjatë gjithë kohës së lëvizjes, automjeti duhet t’i ketë të ndezura edhe dritat e pozicionit, përveç dr...
-
57 3. Ndalohet tërheqja e mjetit në autoudhë, me përjashtim të tërheqjes kur prishja ka ndodhur gjatë drejtimit nëpër autoudhë deri në da...
-
Neni 117 Dritat gjatë drejtimit nëpër mjegull 1. Kur ka mjegull shoferi i automjetit duhet t’i ketë të ndezura në mjet dritat e shkurtr...
No comments:
Post a Comment