Liqeni shtrihet në dy shtete, atë të Kosovës dhe Serbisë. Por serbët nuk mjaftohen me pjesën që u takon. Kërkojnë hise edhe në pjesën e Kosovës. - See more at: http://lajmi.net/serbia-e-do-edhe-hisen-kosovare-ne-liqenin-e-ujmanit/#sthash.diwVpseB.dpuf
Për këtë arsye Serbia insiston që Ujmani (Gazivoda) të jetë pjesë e negociatave në Bruksel. Ky liqen cilësohet si një pasuri e madhe që ka Kosova. Dikur ai ofronte mundësi për të gjithë, por tash janë vetëm serbët ata që e shfrytëzojnë. Megjithatë, Ujmani ruan bukuritë që i ka, raporton RTK.
Liqeni i Ujmanit shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe andej kufirit me Serbinë. Me një sipërfaqe prej 11.9 km² dhe thellësinë maksimale prej 105 metrash, ky liqen është më i madhi në Kosovë. Diga që ndodhet në komunën e Zubin Potokut, hidrocentrali dhe trafoja në Vallaç, aktualisht kontrollohen nga serbët e veriut të Mitrovicës.
Liqeni furnizon me ujë më shumë se gjysmën e Kosovës dhe ujit 20 mijë hektarë tokë, e gjithashtu ofron mundësi të mira për not, ecje si dhe për plazhe.
Nexhmedin Spahiu thotë se përveç se ky liqen gjendet në territorin e Kosovës, pjesa më e madhe tij gjendet në pronat e Hasan Prishtinës
Liqeni i Ujmanit është ndër pasuritë më të mëdha të Kosovës. Vetëm 8 orë mund të punojë Korporata Energjetike e Kosovës pa ujin që i ftoh turbinat e termocentraleve e që vjen nga Ujmani.
Akumulimi i liqenit është ndërtuar nga viti 1973 deri më 1977, duke iu zënë gryka lumit Ibër. Më 29 prill të vitit 2013, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për ujërat ku thuhet se resurset ujore janë interes i përgjithshëm dhe janë pasuri e Republikës së Kosovës që ruhen e mbrohen me ligj. (RTK)
- See more at: http://lajmi.net/serbia-e-do-edhe-hisen-kosovare-ne-liqenin-e-ujmanit/#sthash.diwVpseB.dpuf
No comments:
Post a Comment