Monday, February 23, 2015

Imami i akuzuar për terrorizëm në Kosovë, ligjëron kundër terrorizmit në Mekë

Imami i akuzuar për terrorizëm në Kosovë, ligjëron kundër terrorizmit në Mekë

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, gjatë vitit të kaluar u arrestua nga policia e Kosovës me akuzat për terrorizëm, ndërsa këtyre ditëve mori pjesë një konferencë kundër terrorizmit në Mekë.

Krasniqi kaloi një muaj në paraburgim, ku më pas u lirua për mungesë faktesh ndaj tij.
Krasniqi së fundi ishte pjesëmarrës në një konferencë për luftën kundër terrorizmit në Mekë, ku së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnavën, përfaqësoi Kosovën në këtë samit, transmeton Telegrafi.
Gjatë konferencës, disa qindra përfaqësues të ulemave dhe komuniteteve myslimane në mbarë botën përmes letrave dhe diskutimeve të tyre kontribuuan në temën "Islami dhe lufta kundër terrorizmit"
Vlen të theksohet se konferenca katër ditore e organizuar nga Liga Botërore Islame u mbajt nën patronatin e Mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdul Aziz në Mekë. /iKOS-ks/

No comments:

Post a Comment