Monday, February 23, 2015

Kryetarët e Bashkive të Ballkanit takohen në Stamboll

Kryetarët e Bashkive të Ballkanit takohen në StambollRreth 30 kryetarë bashkishë nga Kosova, Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Bullgaria marrin pjesë në programin me temë “Shkëmbimi i Përvojave” i organizuar nga Unioni i Bashkive të Botës Turke, organizuar në Stamboll, raporton AA.

Në ceremoninë e hapjes e organizuar në rezidencën "Merkez Efendi" një nga drejtuesit e kësaj nisme dhe njëkohësisht edhe Zëvendëskryetari i Unionit të Bashkive të Botës Turke, Murat Aydin tha se në këtë organizatë janë të regjistruara rreth 103 bashki nga 28 vende të ndryshme të botës.
Aydin në fjalën e tij tha se arsyeja e formimit dhe aderimit në këtë nismë është koordinimi i përvojave në 103 bashkitë të cilat janë pjesë e Unionit, si dhe synimi i tyre është një jetë më e mirë në Bashkitë të cilat janë anëtare. Aydin në fjalën e tij tha gjithashtu se synojnë të rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve të Bashkive anëtare si dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë për përhapjen dhe forcimin e paqes në këto Bashki.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Unionit, Fahri Solak tha se janë duke punuar në tema të ndryshme për ta çuar binjakëzimin e bashkive në një tjetër dimension. Ai iu bëri thirrje anëtarëve aktual që të bëjnë përpjekje veçanërisht në Ballkan për të tërhequr bashki të tjera që të jenë pjesë e Unionit të Bashkive të Botës Turke.
Kryetari i Bashkisë së Gorazhdes në emër të delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës tha se vinte në këtë mbledhje me 10 kyretarë bashkishë. Ai vuri në dukje dhe kushtet e vështira të procedurave për shkak të problemeve në qeverisjen qendrore. Kryetari i Bashkisë së Antonovos së Bullgarisë hodhi kritika mbi gjendjen e vendit të tij duke theksuar se edhe pse janë pjesë e BE-së ata kanë probleme të shumta veçanërisht nga prania e partive radikale. Ai vuri theksin tek prania e shumtë e Kryetarëve të Bashkive me origjinë turke në Bullgari.
Ndërkohë në emër të Kryetarëve të Bashkive nga Maqedonia mbajti një fjalim Kryetari i Bashkisë së Dibrës së Madhe, Ruzhdi Lata. Në fjalën e tij Lata vuri në dukje gjendjen e vështirë të bashkive në Maqedoni, gjendje kjo e krijuar nga prania e luftrave të shumta siç e quajti ai. Në fjalën e tij ai theksoi se ballkanasit janë vllezër me popullin turk.
Programi do të përfundojë ditën e premte më 27 shkurt pas një darke të organizuar nga Bashkia e Bajram Pashës dhe me shpërndarjen e certifikatave të pjesëmarrjes. Programi në të cilin marrin pjesë rreth 30 Kryetarë bashkishë nga Kosova, Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i zi dhe Bullgaria organizohet me mbështetjen e Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA).

No comments:

Post a Comment