Sunday, February 22, 2015

Kosovarët në Gjermani, s’e gjetën jetën më të mirë (Video)

Kosovarët në Gjermani, s’e gjetën jetën më të mirë (Video)

asi kaluan vështirësitë nëpër Hungari, kosovarët po kalojnë momente të vështira edhe në Gjermani. Kushtet në të dyja vendet janë pothuajse të mjerueshme. Përveç rrugës së vështirë që bënë për të arritur në këto shtete, duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta, ata tash detyrohen të presin në radhë edhe për t’u ushqyer.

Familjarë me fëmijë të moshave të ndryshme, dhe të rinjtë në moshë, sfiduan edhe dimrin duke kaluar këmbë kufijtë mes Serbisë e Hungarisë, për ta realizuar ëndrrën se në shtetet e Perëndimit do ta kenë më të lehtë mënyrën e jetesës.
Por, në Gjermani, vend i konsideruar si tokë e premtuar për kosovarët, mënyra e jetesës nuk është aspak e lehtë. Qindra Kosovarë, presin në radhë për të zënë një vend, në qendrën për ushqim në afërsi të Frankfurtit.
Mbi 12500 kosovarë kanë aplikuar për azil që nga janari i vitit 2014, ndërkaq vetëm 37 nga ta kanë fituar të drejtën për azil.
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë i pati thënë KTV-së ditë më parë se, për shkak të numrit shumë të madh të kërkesave nga Kosova, rastet e tyre tani shqyrtohen me urgjencë dhe shumë shpejt ata kthehen në Kosovë vullnetarisht ose nga autoritetet gjermane.

No comments:

Post a Comment