Sunday, February 22, 2015

Prej 12.220 ushtarëve të UÇK-së u bën 65.000!

Listat e veteranëve të luftës së UÇK-së mund ta degradojnë vetë UÇK-në. Nëse ndonjë faktor i jashtëm donte ta prishte imazhin e kësaj ushtrie, tanimë këtë gjë mund ta bëjë vetë komisioni për hartimin e listave…
Në “Radio Dukagjini” u paraqit nga fshati Zhegër, bashkëluftëtari i dëshmorit Agim Ramadani, i cili nuk ishte në listën e veteranëve. Në një emision të së shtunës në “Radio Dukagjini”, ai tha se i kishte braktisur SHBA-të për të ardhur në Kosovë bashkë me vëllanë, e që i ishte vrarë në Koshare, në të njëjtën betejë ku kishte rënë Agim Ramadani, kurse ai vetë ishte plagosur. Ai dha dëshmi të shumta se kishte luftuar. Ai e ka vëllanë dëshmorë dhe tha se nuk do të ankohet, por do të jetë sërish kudo që e kërkon nevoja e Kosovës. Ai dha shembull se në luftë nuk kishte ardhur për para, por kritikoi ashpër përpiluesit e listave, duke i quajtur lista të rreme e të shitura.
Sipas një shifre që dha veterani nga Zhegra, ushtarë realë në luftë ishin 12.220, sipas statistikës që kishte marrë KFOR-i në vitin 1999.
Po të njëjtën gjë e thanë edhe disa veteranë të Llapit, duke shtuar se në listë ishin futur edhe dy vëllezërit e Rrustem Mustafës (Remit) dhe kriteret janë shkelur.

No comments:

Post a Comment