Opozita në Gjilan e ka akuzuar Lutfi Hazirin se po bën shpenzime të panevojshme duke udhëtuar jashtë Kosovës dhe duke sjellur në Gjilan personalitete, të cilët vetëm humbje i sjellin Gjilanit. Por, Haziri thotë se këto vizita i sjellin zhvillim ekonomik Gjilanit dhe Anamoravës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk i sheh të arsyeshme akuzat e opozitës rreth vizitave të tij që po bën jashtë Kosovës, raporton rajonipress.
Haziri madje thotë se nga këto vizita përfitues është pikërisht Gjilani dhe Anamorava.
“Gjatë takimit me z. Kopf në Austri kemi biseduar për mundësinë e zhvillimit ekonomik të Gjilanit dhe Anamoravës, ndaljes së migrimit ilegal si dhe mundësinë e bashkëpunimit më të madh të Gjilanit me disa komuna të Austrisë”, ka thënë Haziri.
Ai thotë se këto vizita po shfrytëzohen edhe për të bërë funksionale disa marrëveshje të mëhershme të cilat kurrë nuk janë zbatuar.
“Është interes i çdo komune në Kosovës që të ketë partneritet me komunat si motra në Evropë. Ne kemi raporte të mira me shumë komuna dhe po mundohem t`ia kthejë reputacionin Gjilanit edhe në aspektin ndërkombëtar”, tha Haziri.
Haziri tha se nuk po shëtitet e as nuk po ec për interesa personale, por për interesa të qytetit të Gjilanit. “Këto vizita janë të dobishme dhe vetëm të mira i sjellin Gjilanit”, tha ai....
No comments:
Post a Comment