Procesi i verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së rrezikon të dështojë në tërësi, pasi që listat jo që nuk u pastruan, por u fryn dhe atë nga vetë komandantët e njësive.
Se procesi ka devijuar, tashmë e pranojnë edhe anëtarët e Komisionit verifikues.
Kohavisioni ka kuptuar se menjëherë pas publikimit edhe Zona e Llapit ka kërkuar që t’i tërheqë listat prapa për t’i rishikuar, por ka qenë komisioni që nuk e ka lejuar një gjë të tillë.
Edhe zonat e tjera i kanë pasur listat e gatshme dhe nuk i kanë publikuar për faktin se i janë frikësuar reagimit të publikut.
Publikimi i listave të vetëm dy zonave ka qenë vetëm test për matjen e pulsit të publikut, i kanë thënë KTV-së vetë anëtarët e komisionit.
Kur në të vërtetë do të publikohen të gjitha listat përfundimtare nuk e di askush nga komisioni, ngase parashikimet dështuan disa herë.
Kushdo që ka dhënë dëshmi të rrejshme mund të ndiqet penalisht, qoftë edhe vetë komandantët e njësive që nënshkruan për ushtarët apo invalidët e rremë
No comments:
Post a Comment