Tuesday, February 24, 2015

Shefkiu i LDK-së ftohet në Partinë e Fortë

Shefkiu i LDK-së ftohet në Partinë e Fortë

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Shefki Gashi, i cili që nga pas lufta është pjesë e Asamblesë në të gjitha legjislaturat, ka marrë ofertën prej liderit të Partisë së Fortë Visar Arifaj që t’i bashkëngjitet këtij subjekti politik.

E gjithë kjo ka ndodhur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën është miratuar Buxheti për vitin 2015 dhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2015-2017.
Gjatë diskutimit për këto çështje Arifaj e ka quajtur qesharak diskutimin e asamblistëve kur gjatë seancës janë shprehur se votimet dhe diskutimet bëhen për interesin e qytetarëve e jo për synime politike të secilës parti.
Sipas tij, të gjitha synimet brenda asamblesë janë të tregohet sa më shumë fuqi politike.
"Po m'doket që është ofendim për vetë qytetarët. Pi bon thu ti ata nuk pe marrin vesh mënyrën qysh funksionon asambleja dhe në përgjithësi politika këtu”, shprehet Arifaj.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Shefki Gashi, asamblist nga radhët e LDK-së duke thënë se ndjehet shumë më i fortë se kolegu i tij.
"E ky i Partisë Fortë që tha politikat e partive. Normal, unë jam i partisë, i fortë i lehtë nja 18 herë më i fortë se ti", është shprehur Gashi.
Më pas, Shefki Gashit iu kërkua publikisht që të anëtarësohet në Partinë e Fortë, transmeton KP.
"Ja pranoj Shefkiut që është shumë ma i fortë, jo 18 fish por shumë më shumë se aq dhe për këtë arsye kisha pas qejf edhe nëse e kish lan LDK-në edhe kish ardhë në partinë e fortë se po më duket bashkë me neve e ka vendin”, i tha Arifaj.

No comments:

Post a Comment