Sulmuesi i Burnleyt, Ashley Barnes, nuk është ndëshkuar fare nga Federata e Futbollit Anglez për ndërhyrjen e tij të ashpër në mesfushorin e Chelseat, Nemanja Matic, teksa ky i fundit është suspenduar për tri ndeshje.
Ndërhyrja e ashpër e sulmuesit 25-vjeçar, e cila u cilësua si ‘kriminale’ nga Jose Mourinho, e provokoi një kacafytje të nxehtë të mesfushorit serb, i cili u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Lajmin për mos ndëshkimin e Barnes e ka konfirmuar edhe profili zyrtar i Federatës së Futbollit të Anglisë në Twitter. E në anën tjetër, Matic është suspenduar edhe për tri ndeshje tjera.
Çfarë mendoni ju lexues të nderuar? A është dashur që të ndëshkohet edhe Barnes për ndërhyrjen e tij të ashpër apo jo? Na shkruani në hapësirën për komente. /iKOS-ks/
No comments:
Post a Comment