Tuesday, February 24, 2015

Studentët: Kërkesat tona janë të drejta

Grupi i Pavarur Studentor kanë filluar marshin drejt rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku për të dytën herë do të kundërshtojnë disa vendime të rektorit Ramadan Zejnullahu.

Ata bëjnë thirrje që edhe të tjerët t’i bashkohen marshit protestues. Ata po përsëritin kërkesat e tyre të cilat thonë se janë të drejta. Po ashtu, njoftuan se një grup i studentëve janë mbledhur te Biblioteka Kombëtare.
Në këtë mënyrë studentët po kërkojnë nga Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe rektori Ramadan Zejnullahu që kushti për vitin e parë të jetë me shtatë provime; afati i prillit të jetë me dy provime, afati i tetorit të vlejë për kusht dhe të jetë me dy provime; kushti për vitin e dytë të jetë me katër provime dhe lirim nga semestri për kategoritë e veçanta të studentëve. 

No comments:

Post a Comment