Tuesday, February 24, 2015

Masakrohet Enver Basha, deshmitari qe bllokoi dhe i mori nga dora revolen e 4 vrasjeve Kostandinit te Partise!

Masakrohet Enver Basha, deshmitari qe bllokoi dhe i mori nga dora revolen e 4 vrasjeve Kostandinit te Partise!
Te dashur miq, Policia prej shume ditesh kishte refuzuar marrjen ne mbrojtje te Enver Bashes, deshmitarit kyç ne vrasjen e katerfishte te Kostandinit te Partise. Me sa duket qeveria i ka pregatitur atij fatin e deshmitarit tjeter qe e eleminuan me "vetevarje". Dje pasdite, dy persona, fallanga te krimit qeveritar qe e ndiqnin prej disa ditesh, kane masakruar deri sa pothuaj e vdiqen ne rruge te Qyteti Studenti qytetarin guximtar Enver Basha, i cili mengjesin e 4 nentorit tek shkonte ne shtepine e tij u gjend ne vendin e ngjarjes, pra te vrasjes se katerfishte nga Kostandini i Parise. Enver Basha ishte i pranishem ne vendngjarje kur Policia i tha vrasesit serial Xhuvani ik e largohu ketej pasi kishte ekzekutuar kater te rinj. Ai ju vu mbrapa Kostandinit qe po arratisej me vrap nga vendi i ngjarjes, e ndaloi, i mori revolen dhe ia dorezoi kriminelin Policise.
Pas ngjarjes, Policia, Cipua i Partise, per shume kohe refuzoi ti marre deshmine Enver Bashes. U desh denoncimi ne kete FB dhe ne Parlament si dhe nderhyrja e Prokurorise qe Enver Basha te thirrej si deshmitar. Ai ne Policine e Tiranes ka deshmuar se:
- policet ne vendngjarje i thane Kostandinit ik largohu
- ai vet ju vu mbrapa Kostandinit te Partise qe po largohej me vrap i shoqeruar dhe nga nje person tjeter, djale deputeti dhe i doli me motorrin e tij para dhe i kapi revolen
- ai refuzoi oferten ne flori apo miliona euro te vrasesit serial qe ai ta lironte dhe e dorezoi ate tek polici qe erdhi ne vendngjarje
- ai pa me syte e tij se si policet, per te shfajesuar Kostandinin e Partise, revolen e tij e hodhen prane trupit pajete te Arber Demirit, te cilin e mbajten 30 minuta ne rruge dhe nuk e transportuan qe te vdiste nga hemoragjia
Pas deshmise ne Polici, Cipua, ortaku i Genti Xhixhos, e mashtroi dhe i tha se Policia ka vendosur ta shperblente per guximin qytetar. Por diten e caktuar i thane se nuk ka shperblim per ty. Me sa duket Rama - Tahiri kishin vendosur eleminimin e tij. Kjo eshte fytyra e vertete e klikes ne pushtet. Rama eshte kreu i meduzes se krimit ne Shqiperi.
Qytetare, ju ftoj te ngrihemi ne proteste mbare popullore per te shptuar femijet tane, veten tone dhe vendin nga kthetrat e egra te krimit qeveritar!! sb
Link video kronika e Top Channel: 

No comments:

Post a Comment