Tuesday, February 24, 2015

Tahiri mohon largimin e 11 nëndegëve të Prishtinës nga AAK-ja

Tahiri mohon largimin e 11 nëndegëve të Prishtinës nga AAK-ja

Lajmin e plasuar se 11 nëndegë të Prishtinës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pritet që ta braktisin këtë parti së shpejti, e ka mohuar anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se nuk kanë asnjë informatë se nëndegët e Prishtinës kanë tendencë për t'u larguar.
“Nuk ka asnjë informatë e as indikacion se nëndegët e Prishtinës kanë një tendencë për tu larguar. Aty këtu ka pasur njerëz të cilët i kanë pushuar aktivitetet e tyre politike por këto kanë qenë individuale”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.
Tahiri më pas ka theksuar se AAK-ja është në proces zgjedhor.
“Ju njoftojë se Aleanca është në proces zgjedhor dhe se të gjitha strukturat duke përfshirë prej Këshillit Drejtues e teposhtë, janë realisht në proces të zgjedhjeve. Secila strukturë fillon me u rizgjedhë”, ka thënë Tahiri. 

No comments:

Post a Comment